Zenka: Askush nuk do mund të ndalojë shfaqjen e flamurit të një shtetit tjetër

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve njëheri edhe minister në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmed Zenka, deklaroi se Qeveria e Malit të Zi, do të procesoi një serë ligjesh që saktësisht dhe në mënyrë të qartë do të përcaktojnë rregulloret lidhur me shfaqjen e simboleve kombëtare të vendeve të tjera. 

 “Shfaqja e simbolit të një shteti tjetër është qëndrim personal i anëtarëve të një komuniteti pakicë ndaj atij vendi dhe simboleve të tij, kështu që askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë ndonjë individë që në ndonjë ceremoni private, të shfaqin flamurin e një shteti tjetër”, shpjegoi Zenka. 
Duke komentuar ngjarjet e fundit në Ulqin dhe Tuz, kur policia dorëzoi padi te gjykata për kundërvajtje, kundër dy shqiptarëve, të cilët njëri në veturën e vet, kurse tjetri në shtëpi, vendosen flamujt shqiptarë, Zenka, vlerësoi se këto ngjarje nuk janë fotografi e vërtetë e marrëdhënieve të mira ndëretnike në Mal të Zi.  
“Kjo nuk është fotografi e bukur, por ndoshta këto ngjarje janë një shenjë e mirë për inicimin e ndryshimit të ligjeve. Këto situata të pakëndshme mund të jenë arsye për të reaguar dhe mos të kemi më ngjarje të ngjashme në Malin e Zi”, deklaroi Zenka.
 
Malesia.Org