Daci: Paskan folur mumjet qeveritarët shqiptarë në Mal të Zi
Shoferi i zënë ngushte nga policia e cila sigurisht ju referua fletës zyrtare të shtetit e cila sot u perputh me fjalët e mumjës qeveritare, i shkroi dënimin këtij shqiptari atëdhedashës pa kurrfar kriteri.
Është e turpshme dhe tejet ofenduese për ne shqiptarët në Mal të Zi, që flamurin tonë kombëtar një ministër shqiptar ta quaj flamur të tjetrit shtet. Jo zotërinj shqiptar qeveritar nuk është flamur i tjetërit shtet ai. Ai është flamuri i kombit shqiptar. Ne e dim që Shqipëria është dhe mbetet shteti amë i shqiptarëve në Mal të Zi . Jo zotëri ju nuk duhet të procedoni ligje që shkelin të drejten tonë kombetare, përdorimin e lirë të flamurit kombëtar, qoftë në festa familjare apo ato kombëtare. Është tejet e ulët në këtë rast që mos të përmendet Flamuri Kombetar shqiptar, por ta quani flamur i shtetit tjetër. Po cilit flamur i takon ti Zotëri Mehmed Zenka?! Pse rrahni ujë në havan dhe ju shitni b… shqiptarëve se po mbroni të drejtat e tyre në këtë shtet ? Pse nuk jeni të zotet që të mbroni të drejtat tona. Jo tonat kolektive se ju s’ keni bagazh të tillë intelektual e patriotik, por sëpaku të atyre që u besojnë juve. Kjo demagogji e juaj deri kur do të zgjasë? Më sëmiri e din votuesit Tuaj. Në anën tjetër kemi subjektin që ka hapë dyert e partisë si në ditën e zgjedhjeve, kur blejnë votat, e sot mendon të paguj denimet e shqiptarëve që po i denon shteti, për të cilin kontribouan më shumë se vet malazezet, e që sot policia malazeze po i denon për “shkeljën” e ligjit për përdorimin e flamurit të vet kombëtar. Një veprim i ketillë shihet si provokim ndaj popullit shqiptar këtu, pasi qe dinjiteti dhe krenaria kombëtare nuk mund të blehen. Nuk shitet flamuri kombetar për para zoterinj! Nuk shiten shqiptarët, nuk blihet më para ndera dhe krenaria shqiptare. Flamuri kombëtar është mbrojt më shekuj më gjak, më nderë e krenari dhe gjithmonë do të mbrohet.