Anton Vulaj, pronari i ndërmarrjes Castellana Co, fitues i Çmimit të Komunës së Tuzit, për vitin 2018

Me rastin e shënimit të 15 dhjetorit, ditën të cilën Komuna e Tuzit e shënon si dita e çlirimit të Tuzit, Komuna e Tuzit edhe këtë vit vazhdoi traditën e ndarjes së çmimit, “Çmimi i Komunës së Tuzit – 15 dhjetori”.

Të propozuar për Çmimin e Komunës së Tuzit këtë vit ishin 6 kandidatë:

1. Luigj Dushaj,

2. Anton Vulaj,

3. “Kryqi i kuq” nga Tuzi,

4. Edin Krniq,

5. Romeo Dreshaj dhe

6. Sellman Laçeviq.

Juria për ndarjen e Çmimit të Komunës së Tuzit për vitin 2018 e përbërë nga kryetari i jurisë Medaça Muminoviq, anëtarët Prof. dr Mark Camaj, Rexhep Çunmulaj, Allmir Lulanaj, Luigj Berisha si dhe sekretari i jurisë Emin Haxhi, njëzëri sjelli vendimin që fitues i Çmimit të Komunës së Tuzit për këtë vit të jetë:

 Anton Vulaj, pronari i ndërmarrjes Castellana Co. nga Tuzi.

Anton Vulaj, si kandidat i propozuar nga një grup qytetarësh, shpërblehet  me çmimin vjetor për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Tuzit.