KOMUNËS SË TUZIT
n/d Kryeatrit, z. Abedin Axhoviq
Lënda: Kërkesë për implementimin e normative Kushtetuese dhe Ligjore
I nderuar Kryetar,
Me shpres që do të hasi në mirëkuptimin dhe vullnet të mirë që ti përdorni autorizimet Tuaja, Ju drejtohem me kërkesë e cila njëkohësisht paraqet një shqetsim për qytetarët, e të cilin besoj se Ju mund ta zgjedhni duke u mbështetur në kompetencat tuaja të parapara me Ligj dhe Statut.
Paraprakisht dua ta shtjelloj me Ju problematikën të cilën do ta nënshtroj në vijim. Besoj që nuk ka nevojë të dokumentojmë atë se numri i popullatës autoktone-shqipfolëse në Komunën e Tuzit (teritori i Malësisë), ngjajshëm me shumë komuna të tjera në Mal të Zi, ka pësuar ramje. Këto konstatime mbështetën në të dhënat statistikore në bazë të cilave lehtë mund të konstatojmë që kemi një trend të ndryshimit të strukturës së popullsisë në trevat shqiptare.
Pa dashur të thellohem në çështje të së kaluarës, por duke pasur parasysh ata që ceka më lartë, në vazhdim të kësaj shkrese do të merrem me të tashmen por edhe me të ardhmën, e cila mund të mvaret nga veprimet tona.
Siç e dini, pas shumë viteve orvatje, kërkesa shumëvjeçare e grupacionit tim politik për komunë u realizua. Gjithashtu duhet ta dini, që edhe pse në shumicën e rasteve të vetmuar në këtë “betej për Komunë”, ne nuk u dorëzuam sepse qellimi ynë ishte i qartë, Komuna – si njësi themelore administrative e cila do të mundësoj zhvillim ekonomiko-social dhe infrastrukturor. Krejt kjo për një arsye: të parandalojmë shpërnguljen masovike dhe ta kthejmë shpresën për një të ardhme më të mirë në këtë vend. Pikërisht për këtë arsye sot kur kemi arrit Komunën, atë duhet ta përdorim në të gjitha mënyrat e mundshme. Njëra ndër to dhe pikërisht ajo për të cilin Ju drejtohem në këtë rast është ruajtja e indentitetit nacional dhe gjuhësor i pakicës, e cila për fat të mirë ende përbën shumicën.
Në këtë aspket duhet të përdorim dispozitat kushtetuese dhe ato ligjore të cilat janë në fuqi. Për këtë Ju drejtohem Juve si Kryetar sepse siç është definuar me Statut ju jeni organi ekzekutiv i cili sipas po të njëjtit Statut (neni 73 paragrafi 1 pika 9) duhet të përkujdeset dhe është përgjegjës për zbatimin e ligjit, dispozitave tjera normative por edhe akteve të përgjithshme të Kuvëndit komunal.
Sado naive mund të duket kjo problematik në syrin e dikuj, duhet pas parasysh se banorët janë të irituar me implementimin selektiv të dispozitave ligjore. Që ta kuptoni sa më mirë këtë dua të jua përafroj me një shëmbull: Autoritet policore zbatojnë metoda represive duke u thirrur në Ligjin mbi rëndin dhe qetësinë publike, normat e të cilit madje janë në konflikt me Kushtetutën dhe Ligjin mbi përdorimin e simboleve kombëtare, kurse (!) në anën tjetër autoritetet lokale nuk i zbatojnë dispozitat të cilat janë pozitive për pakicën, e cila në komunën tonë përbën shumicë – shqiptarët.
Siç e ceka më lartë, në sy të qytetarit kjo sjellje e autoriteve me të drejt mund të kualifikohet si denigruese. Kjo posaçërisht nuk duhet lejuar të ndodh në Komunën tonë të shumëpritur, ku synojmë të vendosim themele të shendoshta për prosperitet të banorëve të kësaj treve.
Konkretisht. Pa dashur të lëshohem në raste indivituale ju kërkoj të ndërmerrni masa dhe të përkujdeseni për zbatimin e dispozitave normative (neni 79 paragrafi 1 pika 5 e Kushtetutës së Malit të Zi dhe neni 11 i Ligjit përi vetëqeverisjen lokale) të cilat pjesëtarëve të popujve pakicë dhe komuniteteve tjera pakicë ju garantojnë të drejtat dhe lirit të cilat mund ti përdorin individualisht apo në shoqëri, çka atyre ju mundëson që në teritoret me shumicë apo numër të konsideruashëm të pjesëmarrjes në popullsi, organet e vetëqeverisjes lokale, organet shtetrore dhe gjykatat, procedurat e tyre ti zhvillojnë në gjuhën e pakicës”. Krejt kjo do të duhet të nënkuptoj që qytetarit ti munësohet të përdor gjuhën e vet pranë organeve të komunës, ndërmarrjeve dhe shërbimeve të cilat i formon Komuna apo Shteti dhe në të ardhmën mos të kemi raste që ndonjë përfaqësues apo zyrtar lokal, gjatë zhvillimit të procedurave ligjore, të mohojnë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe e cila mes tjerash është përcaktuar me Kushtetut si gjuhë në përdorim zyrtar (neni 13).
Njëkohësisht, me këtë kërkesë Ju përkujtoj dispozitat kushtetuese (neni 79 paragrafi 1 pika 8 e Kushtetutës së Malit të Zi) dhe Ligjit për të drejtat dhe lirit e popujve pakicë (neni 11 paragrafi 4), të cilët definojnë të drejtën që në teritorin e vetëqeverisjeve lokale ku pjestarët e popujve pakicë përbëjn shumicën apo përbëjnë 5% të popullsisë, të përdorin gjuhën dhe shkrimin e vet. Me këto dispozita është definuar qartë obligimi që emrat e organeve që kryejnë autorizime publike, toponimet tradicionale të njësive të vetëqeverisjes lokale, emrat e vendbanimeve, shesheve dhe rugëve, institucioneve, ndërmarrjeve afariste duhet të shkruhen edhe në gjuhen e pakicës, pra duhet të shkruhen edhe në gjuhën e pakicës që në këtë rast përbën shumicën – shqip.
Lidhur me këtë, dua të Ju tregoj që në shtetet demokratike Europiane pakicat (lëre më popujt autokton) që përbëjnë shumicën e popullsis së një komune, këto emrime/toponime shkruhen njëherë në gjuhën e pakicës pastaj në gjuhën zyrtare. Kurse këtu tek ne, jo vetëm që nuk shkruhen njëher në gjuhën e pakicës por në shumë raste nuk përdoret gjuha shqipe apo madje kur ajo përdoret kjo bëhet me gabime të shumta gramatikore. Ndër tjera këto gabime gramatikore gjatë përdorimin të gjuhës shqipe janë dëshmi se pushteti lokal ka sjellje spërfillëse ndaj popullatës shqipfolëse.
Spjegimi logjik se pse nuk respektohen këto norma është veshtirë të jepet, sidomos kur qartë kemi situatën ku nuk respektohen dipozitat pozitive, të cilat sado të pakënaqshme qofshin, janë sjellur me shumë vështirësi. Në anën tjetër respektohen dispozitat që kufizojnë lirit dhe të drejtat, pavarsisht se janë në kundërshtim me Kushtetutë dhe Ligj.
Duke pas parasysh gjithë këtë, qytetarët me plotë të drejtë vinë tek konkludimi që zbatimi selektiv i dispozitave normative është pasqyrë e qëndrimit armiqësor ndaj të drejtave të garantuara me Kushtetutë. Përveç tjerash, meqë jemi zonë kufitare dhe tranzitore, duhet të keni parasysh si duket kjo në syrin e të tjerëve. Me menjanimin e këtyre parregullësive do të përmirësohej imazhi i Komunës por edhe i Shtetit, dhe kështu do të dëshmohej që këtu respektohen pakicatë. Ndryshe nga situata që kemi tani.
Prandaj kërkoj nga Ju si Kryetar të përdorni ingerencat tuaja të bazuara në Ligj dhe Statut, për ti menjanuar këto parregullësi.
Sinqerisht,
Albian Sinishtaj
Këshilltar Alternativës Shqiptare
në Kuvendin e Komunës së Tuzit