Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi shpalli vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Organizatat Joqeveritare me një shumë të konsiderueshme. Është shumë e pakuptueshme se në këtë konkurs nuk fitoi asnjë qindarkë projektet e shoqatës me renome Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, por fitojnë disa shoqata anonime të cilat nuk kanë zhvilluar ndonjë aktivitet kulturor e shoqëror, dhe disa prej të cilave janë formuar sa për sy e faqe vetëm për të zhvatë ndonjë para.
“Art Clubi” vepron tash tri dekada në jetën kulturore, duke u shndërruar në emblemë të qytetit dhe të shqiptarëve në Mal të Zi për aktivitetet elitare. Për herë të parë kjo shoqatë solli në Ulqin dhe në Malin e Zi emrat më të njohur të kulturës shqiptare, rajonale dhe botërore. Kjo shoqatë botoj mbi 130 vepra të autorëve të ndryshëm dhe për këtë arsye u cilësua si “Akademi e Shqiptarëve në Malin e Zi” dhe gëzon një respekt të veçantë në hapësirën mbarëshqiptare.
Mirëpo, Ministria e Pakicave nuk e pa të arsyeshme të financojë kulturën e mirëfilltë, por me metodën klienteliste u përcaktua për shoqatat që formohen për interesa materiale që vetëm i shërbejnë vetvetes dhe xhepit të tyre.
Koncepti i shoqërisë civile gjithnjë e më shumë po keqpërdoret dhe po deformohet prej institucioneve publike, siç ishte rasti i Ministrisë të Pakicave, e cila me këtë veprim inauguroj interesat e dyshimta me shoqatat e ashtuquajtura joqeveritare. (Infoshqip)