Ngjarjet e ditëve të fundit në lidhje me pengimin e përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar të përkujtojnë kohët e kaluara, ku ndalohej simboli kombëtar në sajë të një albanofobie e cila po rikthet përseri që është kundër barazisë qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve dhe mos respektimit praktik të ligjeve që janë miratuar në në Mal të Zi kur janë në pyetje popujt pakicë në këtë mjedis multinacional.
Nga Nail Draga
Edhe pse me Kushtetutën e Malit të Zi neni 79 pika 2 si dhe me Ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare neni 1, 2 dhe 3, është i lejuar përdorimi i simbolit kombëtar të popujve pakicë në Mal të Zi, ditëve të fundit në praktikë është paraqitur një albanofobi, pikërisht nga ata që duhet të mbrojnë qytetarët nga provokimet e ndryshme kur janë në pyetje të drejtat qytetare dhe nacionale.
Dhe pikërisht në ditën e festës kombëtare të shqiptarëve me 28 nëntor në Ulqin, në vend që festa e shqiptarëve të ndërohej duke vendosur flamuj kombëtar në qytet sikurse vitëve të mëparshme, ndodhi një incident i papritur me një qytetar i cili është ndaluar nga policia lokale me argumentin se në makinën e tij kavendosur dy flamuj të vegjël kombëtar shqiptar. Arsyeja ishte se ai(S.V.)ka shpalosur flamurin e një shteti tjetër që është e ndaluar me ligj. Dhe personi në fjalë është procesuar dhedërguar të gjykatësi për kundërvajtje, ku pritet ti jepet vendimi i denimit. Ishte ky rasti i parë deri më tash ku ka vepruar policia, nga miratimi i ligjit për simbole kombëtare nga viti 2000.
Një lajm i tillë për opinionin ishte befasi e papritur dhe e papranueshme, por nuk vonoi shumë dhe diçka e tillë u njoftua nga Malësia(4.12.2018). Mediat njohtuan se në fshatin Milesh, qytetari E.B. në kulmin e shtëpisë në ndërtim ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar. Edhe ai është dërguar në polici, është procesuar si dhe i është marrë flamuri kombëtar si mjet delikti. Pritet vendimi i gjykatësit për masen e denimit. Dhe një veprim i tillë nga policia arsyetohet me Ligjin për qetësi e rend publik, neni 23(Sl.list CG, nr.64/11). Kemi të bëjmë me një ligj i cili nuk është harmonizuar me Ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare(Sl.list RCG,nr.55./00), që paraqet dobësinë profesionale të hartuesve të tij, si dhe mos reagimin nga Ministria e drejtave të njeriut dhe të pakicave. Ndërsa duke pasur parasysh sindromin antishqiptar i trashëguar nga e kaluara nuk kemi si të mos dyshojmë se një veprim i tillë është bërë me qellim, duke i dhënë mundësi urdhërdhënësit që policia të veproj në terren në mënyrë utilitare sipas inercionit sikurse ishte rasti ditë më parë në Ulqin e Malësi.
Një rast i tillë të kujton vitin 1992, kur në Tuz Rrok Dreshaj në promovimin e Lidhjes Liberale të Mal të Zi ka përdorur flamurin shqiptar dhe është denuar për kundërvajtje duke paguar gjoben në vlerë prej 3000 dinarë.
Në rastin konkret policët janë më së paku fajtorë, por përgjegjësia kyesore bie mbi urdhërdhënësite tyre, të cilët në rastin konkret mbajnë përgjegjësi për keqpërdorim të pozitës zyrtare ku ndaj tyre duhet të meren masa ndeshkuese, sepseveprimi i tyre është kundër barazisë qytetare e nacionale të pjesëtarëve të shqiptarëve në Mal të Zi.
Flamuri kombëtar shqiptar dhe jo flamuri i një shteti tjetër
Edhe pse për këtë rast ka pasur reagime nga disa subjektet politike shqiptare e jo nga ata të ashtuquajtura qytetare, është konstatim i përgjithshëm se rastet e tilla na rikthejnë në të kaluarën, në kohën kur flamuri kombëtar shqiptar ishte i ndaluar nga pushteti i kohës(1982-2000). Arsyetimi policor se kemi të bëjmë me simbolin e një shteti tjetër, është shpjegim demagogjik si në kohën e monizmit, duke harruar se jetojmë në pluralizëm.Një deklarim i tillë dëshmon se ata nuk kanë njohuri se është në funksion Ligji për përdorimin e simbolëve kombëtare, dhe se nuk dallojnë simbolin kombëtar me ate shtetëror duke dëshmuar injorancën e tyre, sepse shqiptarët kudo që janë kanë një simbol kombëtar pavarësisht së në cilët shtete jetojnë.
Kur shteti nuk nderon qytetarët e vet
Në një shtet demokratik qytetarët e tij janë të barabartë dhe si të tillë trajtohen nga institucionet shtetërore, jo vetëm me deklarata të rastit por me veprime konkrete duke zbatuar në praktikë barazinë qytetare dhe nacionale. Vetëm shtetet e pakonsoliduara dhe ato me paragjykime nga e kaluara moniste janë me komplekse dhe e kanë të vështirë të jenë në hap me kohën dhe demokracinë europiane. Madje ka edhe të tillë të cilët nuk realizojnë në praktikë as ligjet të cilët i miratojnë vet si dhe standardët ndërkombëtare kur janë në pyetje mjediset multinacionale, ku në këtë aspekt as Mali i Zi nuk bën përjashtim.
Veprimet e tilla policore, kur është ne pyetje simboli kombëtar nuk janë personale por ka të bëjë me të gjithë shqiptarët, andaj një veprim i tillë është goditje e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Mal të Zi, që është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe kundër barazisë qytetare dhe nacionale.
Nëse do të vazhdohet me këtë politikë diskriminuese ndaj simbolit tonë kombëtar nuk është çudi qe polici të ndalojë nëse do të hetojë simbolin kombëtar shqiptar në makinë, apo në rroba e gjetiu që do të ishte skandal me regji shtetërore.
Mbetet të shohim se çfarë ndryshimi në këtë aspekt(neni 23) do të ketë Ligji për qetësi e rend publik, kur është në pyetje përdorimi i simbolëve kombëtare për popujt pakicë në Mal të Zi, i cili bëhët me dije se do të jetë në procedur parlamentare deri në fund të këtij viti.
(Dhjetor, 2018)
(Fotokopje të vendimeve të denimeve ….)