Osmani: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu

​​ (Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes)

 Për popullin shqiptar datat e shënuara të historisë nuk kanë qenë kurrë dhe nuk duhet të jenë vetëm ngjarje të thjeshta, të cilave u detyrohet vetëm një lloj respekti konvencional, në një ditë të caktuar të kalendarit, për t’i lënë pastaj në gjumin e haresës. Por përkundrazi duhen të  trajtohen si ruajtës, vazhdues dhe kurorëzues i thesarit të traditave historike, patrotike, duke i vlerësuar lartë këto tradita, duke i mbajtur të gjalla në shërbim të çështjes së madhe të lirisë e pavarësisë kombëtare, të mbrojtjes së tërësisë dhe sovranitetit të tokës së shentë të atdheut, të luftës për ndërtimin e jetës së re më të lumtur. Në mënyrë të veçantë kjo vlen për figurën lavdiplote të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, që qëndron lartë si përmendore vigane e njërës nga periudhat më vendimtare të historisë sonë kombëtare dhe zë një vend të shquar nderi edhe në faqet e historisë botërore. Ne sot në këtë 550 vjetor Jubilar të vdekjes të heroit tonë kombëtar, përkujtojmë me mirënjohje një epokë të tërë që mbanë me të drejtë emrin e tij, si një nga epokat më vendimtare të historisë kombëtare, në të cilën masat popullore shqiptare, si heronjë pa emër, nën udhëheqjen e Skenderbeut për shumë vite me radhë luftuan për mbrojtjen e tokës së lirisë e të pavarësis së vet, duke i vënë themelet e qëndrueshme asaj ndërtese që brezat e ardhshëm e çuan në fund, bashkimit të popullit shqiptar në shtetin e tij kombëtar.

 Viti 2018 për shqiptarët kudo që janë në botë (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të ZI dhe diasporë) shënon një ngjarje madhështore e kuptimplote. Ky vitë është shpallur përvjetor Jubilar kushtuar Gjergj Kastrioti Skenderbeut me rastin e 550 vjetorit të vdekjes. Me botën mbarë, sot në këtë përvjetor, ne përkujtojmë epokën e Skenderbeut si një pjesë të asaj lufte të madhe, në të cilën popujt e Evropës Juglindore, e midis tyre në radhët e para populli shqiptar, duke luftuar për tokën dhe lirinë e vet, u bënë një ledh mbrojtës për të ndaluar vërshimin shkatërrues të agresionit të sulltanëve Osman në shekullin XV, agresion që vinte në rrezik fatet e qytetërimit evropian në përgjithësi.

Kastriotët e kanë origjinën nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skenderbeut, Pal Kastrioti, mund të jetë larguar nga Hasi dhe të jetë vendosur si pronar i dy fshatrave në Luginën Drinit të Zi(Sinjës dhe Gardhit të Poshtëm). Zotërimet e Kastriotëve filluan të zgjeroheshin që në fund të shek.XIV, nga i biri Gjon Kastrioti, që ishte i ati i Skenderbeut. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu lindi në vitin 1405. Gjergji ishte djali më i vogël dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fëmijë të Gjonit dhe Vojësavës, familja e së cilës banonte në krahinën e Pologut. Atakishin katër djem (Stanishin, Reposhin, Konstatinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën e Mamicën).

Gjergj Kastrioti lindi në një kohë kur Principata e Kastriotëve ishte fuqizuar. Në moshën nëntëvjeçare ai u dorëzua peng tek osmanët, së bashku me dy vëllezërit e tjerë. Zgjuarsia dhe shkathtësia e dalluan nga vëllezërit e tij. Prandaj, për rreth 10 vjet Gjergji vazhdoi shkollën e içogllanëve për t’u përgaditur si qeveritar i Perandoris Osmane. Natyra e kishte paisur me dhunti të veçanta mendore dhe fizike. Gjatë shkollimit ai u dallua nga të tjerët, u përgatit ushtarakisht dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Atij iu vu emri Skender. Skenderbeu ishte më i vogli i katër djemve të Gjon Kastriotit. Fëmijëria e tij bie në vitet kur vërshimet osmane ishin që nga Jugu drejt Veriut, duke i imponuar vendit një regjim që sillte një vështërësi dhe rëndim të përgjithshëm ekonomik-shoqëror të masave të vendit. Nën këto goditje u gjendën qysh herët edhe Zotërimet e Kastriotëve, që shtriheshin në Shqipërinë e Mesme-Lindore. Lufta kundër këtij pushtimi me pasoja shkatërimtare që vinin në rrezik gjithë zhvillimin e arritur nga vendi si dhe të ardhmen e kombit shqiptar, përbënte thelbin kryesor dhe detyrën themelore të jetës dhe veprimtarisë së Skenderbeut

Përvoja e 30 viteve të para të shekullit XV i kishte treguar Skenderbeut gadishmërinë e masave popullore për të luftuar. I kishte treguar se lufta e veçantë e zotëruesve të ndryshëm feudal si dhe kryengritjet popullore në krahinat e ndryshme veçmas, sado të fuqishme që kishin qenë, nuk ishin në gjendje të ndalin pushtimin Osman. Po ashtu ishte bërë e qartë për Skenderbeun se sulltani nuk lejonte në asnjë mënyrë që Zotërimet e Kastriotëve të mbeteshin të bashkuar qoftë në formën e një ziameti me vete në kuadrin e Sanxhakut shqiptar, që ishte formuar më 1431.

 Pra, këto ishin rrethanat, në të cilat u zhvillua ajo kthesë vendimtare dhe fillon ajo periudhë e re më e lartë në luftën kundër pushtimit Osman dhe gjithë historin e kombit shqiptar që lidhet me emrin dhe veprën e Skenderbeut. Kjo kthesë që zhvillohet në vitet 1443-44, i ka rrënjët në kushtet objektive e subjektive të brendshme, që u favorizua edhe nga disa rrethana të jashtme.

Pushtimi i tokave serbe në vitin 1439, goditjet e njëpasnjëshme kundër Mretërisë Hungareze, si dhe përparimi i ushtrisë Osmane në viset qendrore të Ballkanit drej Danubit e detyruan Mbretërin Hungareze të kalonte që nga viti 1442, në një politikë kundërsulmuese të fuqishme kundër osmanëve. Përfaqësuesi i kësaj politike u bë J. Hunijadi, i cili pas Skënderbeut u bë një nga figurat më aktive të luftës antiosmane. Nën udheheqjen e tij, një ushtri hungareze kaloi në vjeshtë të vitit 1443 Danubin. Për t’i siguruar Mbretëris Hungareze mbështetje, u zhvillua një veprimtari  e gjallë diplomatike, në mesin e të cilëve u përfshi edhe Arbëria.

Në betejën e Nishit që u zhvillua në ditët e para të nëntorit në vitin 1443, ku forcat Osmane pësuan disfatë, qëndrimi i Skenderbeut nuk ishte një veprim i lindur spontanisht, por rezultat i planit të paramenduar. Në këtë betejë siç tregojnë burimet morën pjesë me repartet e veta të gjithë sanxhakbejlerët. Skenderbeu u tërhoq me forcat shqiptare që kishte me vehte, dhe ato që mundi të mblidhte. I pajisur me nji ferman që ia mori me forcë, siç na tregojnë shumë burime, sekretarit të vulës së Bejlerbeut, me shpejtësi të rrufeshëm Skenderbeu mori rrugën e kthimit në atdhe, rrugën e kryengritjes së hapur kundër sulltanit.

Skenderbeu i vetëdishëm se gjithçka varej nga shpejtësia e veprimit dhe i vendosmërisë, për të ngritur në këmbë masat, për të zënë në befasi garnizonet armike në vend, për tu marrë atyre kalatë, i nevojiteshte një pikmbështetje e fuqishme e masës popullore nga të gjitha anët e vendit. Në këtë drejtim faktori vendimtar që e lehtësoi planin e Skenderbeut ishte përgjigjia qëe gjeti që në hapat e para ky veprim në tokat shqiptare.Mobilizimi masiv i forcave që filloi së pari në Dibër dhe vazhdoi në të gjithë vendin, ishte prova dhe sinjali se këtu ishte fjala për një veprim që u kthye brenda pak kohe në një kryengritje të përgjithshme. Në këtë veprim gjenin shprehje dhe aspirata të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare; fillimisht të masave fshatare mbi të cilat rëndonte prej kohësh pesha kryesore e sundimit të huaj, por edhe të asaj pjese të klasës feudale që ishte shpronësuar tani më apo ishte në rrezik të shpronësohej me zgjerimin e mëtejshëm të pushtetit Osman.

Në fillim të kthimit, Skenderbeu zhvilloi një veprimtari të gjërë, të palodhshme dhe vendimtare  deri në skajet më të largëta të vendit. Brenda tre muajsh u çliruan dhe u morën kalatë e mëdhaja dhe u çlirua principata e Kastriotëve si dhe pjesa më e madhe e trevave shqiptare. Sa lartë e çmonte Skënderbeu gadishmërinë luftarake të kombit, tregojnë fjalët që ai tha, sipas Barletit, në çastet solemne kur në kështjellën e Krujës së çliruarmë 28 Nëntor të vitit 1443, u ngrit përsëri Flamuri i Kastriotëve me shqiponjën e zezë dy krenore me fushë të kuqe, që u bë tani e tutje flamuri historik i luftërave për liri të popullit shqiptar: “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj…armët nuk ua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo në krahënor, në ballë, në shpatë, në ushtat!”-u tha ai ushtarëve në takimin e parë me ta.

Populli shqiptar i asaj kohe duke nxjerrë mësime nga përvoja e dhjetëra viteve luftime e dështime në planin shqiptar, Skenderbeu u bë guri themeltar i gjithë veprimtarisë së tij si burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak në vitet që do të pasojnë më vonë. I vetëdishëm se pa mos i kapërcyer pozitat e vjetëruara politike të përçarjes së vendit në një varg zotrimesh të veçanta, pa krijuar një bazë politiko-ushtarake të organizuara e të qëndrueshme, pa mos i bashkërenditur veprimet e brendshme me lëvizjet antiosmane që organizoheshin  në plan të jashtëm, lufta nuk do të kishte perspektivën e fitores. Pra, ishte meritë e madhe e Skënderbeut që u ba udhërëfyesi dhe zbatuesi më iqartë, më i ndërgjegjshëm dhe më i vendosur i kësaj domosdoshmërie që impononte situata objektive e asaj kohe.

Pas fitoreve të para të viteve 1443-44, filluan gjithnjë e më të të forta kundërgoditjet e ushtrive Osmane, të cilat niseshin nga bazat e tyre të mëdha në portet e trojeve shqiptare, në Manastir, Ohër, Kosturë e Shkup me forcat gjithnjë e më të mëdha, me ekspeditat të organizuara vit për vit me një rregullsi të paramenduar, kohën e mbjelljeve e të korrave, për t’i shterur forcat njerëzore dhe mundësit ekonomike të trojeve shqiptare. Si detyrë më urgjente, ishte organizimi sa më efektivë të mbrojtjes së vendit, i shërbeu thirrja e Kuvendit të Lezhës (2 mars të vitit 1444), dhe themelimi i Beslidhjes të sundimtarëve shqiptar si organ politik.

Skenderbeu me autoritetin e vetë që gëzonte si udhëheqës i kryengritjes së përgjithshme dhe nismëtar i mbledhjes, si përfaqësues i njërës nga principatat më të mëdha e të randësishme të vendit nga pikpamja politike dhe ushtarako-ekonomike, mundi t’u inponohej sundimtarëve feudal dhe përfaqësuesve të krahinave të vetëqeverisura për të kapërcyer divergjencat që kishin midis tyre. Lidhja e Lezhës u bë kështu i pari bashkim politik në shkallën mbarëshqiptare që njihet në historin tonë. Skenderbeu u zgjodhë kryetar i Lidhjes dhe komandant i përgjithshëm i saj. Nën udhëheqjen e Skenderbeut, ushtria që ai e organizoi, kaliti e komandoi, u bë një armë e fuqishme tejet e shkathët për mbrojtjen e vendit. Tokat shqiptare për më se 25 vite mundën t’u bënin ballë vërshimeve të njëpasnjëshme, betejave masive, bllokadave dhe rrethimeve që organizuan Murati II dhe i biri Mehmeti II, i mbiquajtur “Pushtues i botës”, për të zhdukur këtë vatër qendrese në brigjet lindore të Adriatikut, në një kohë kur vëmendja e Perandorisë Osmane ishte drejtuar parasegjithash drejt Evropës së Mesme.

Nën drejtimin e tij, Kuvendi i Lezhës u bë bërthama e parë efektive për njësimin politik e ushtarak të forcave të popullit shqiptar kundër pushtimit Osman. Kjo nuk ishte një dukuri e rastit. Më shpejt e më qartë se të gjithë  bashkohësit, Skënderbeu e kuptoi dhe realizoi si një fakt të madh-pushtimin e huaj, kërcënimin e ardhur nga jashtë ai e shndërroi në një faktor përshpejtuas për njësimin e bashkimin e principatave e resursevetë tyre në funksion të mbrojtjes së lirisë e pavarësisë së fituar. Një fenomen i ngjajshëm u zhvillua në kushte të përafërta edhe në vendet fqinjë si në Bosnje, Serbi ndonëse në këto vende, nuk mundi të sillte ato rrjedhime efektive që u shfaqën në trojet shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut.

Skënderbeu duke shfrytëzuar veçoritë e terenit shqiptar, luftën tradicionale e popullore dhe duke kombinuar si mjeshtër i artit luftarak me operacione të mëdha strategjiko –taktike dhe ndeshje frontale, kundërshtarin e lodhi me pusi e kurthe, alarmë e shqetësime të vazhdueshme, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme dhe e shkatëronte përfundimisht. Me këtë strategji të mbrojtjes aktive, me parimin “ mbrohu duke sulmuar”, ai arriti rezultate të shkëlqyera me nji ushtri relativisht të vogël, duke venduar në jetë parimin e tij, se kush nuk është në gjendje t’a mund arrmikun me një ushtri prej 10-12 mijë ushtarë, nuk do të mund ta bëjë këtë as edhe me një ushtri shumfish më të madhe. Kjo ushtri bashkonte vrullin e një ushtrie popullore me përvojën e reparteve të zgjedhura, të specializuara për detyra të veçanta të një ushtrie të qëndrueshme, të rroguar, me komandantët e dalë nga radhët e kombit që u rritën e u kalitën bashkë me ushtrinë të udhëhequr nga Skenderbeu.

Ishin rrethanat që përmendëm mësipërmi të cilët bënë që shqiptarët të humbin të fundit pavarësinë e vet, ndonëse shtetet e tjera ishin më të mëdha në numër e më të pasura në mundësi e mjete. E vetmja rrugë zgjidhje si ajo, që gjeti e zbatoi Skënderbeu, e vuri atë në kushte të favorshme që t’i bënte ballë rrezikut  të vërshimit Osman i cili kishte marrë përmasa evropiane. Lufta e pabarabartë që bënte populli shqiptar, nuk ishte vetëm një luftë për mbrojtjen nga pushtuesi turk të krahinave të veçanta por edhe për ruajtjen e bashkimit të forcave politike, ekonomike dhe ushtarake të kombit tonë. Ishte kjo luftë që farkëtoi atë ndjenjë  të bashkimit politik, etnik e kulturor, që u ruajt edhe pas pushtimit të vendit si fitore e rëndësishme e saj.

Forcat shqiptare nën komandën e Skënderbeut arritën të fitonin dhjetra beteja kundër ushtrive kufitare osmane. Fusha e Pollogut, e Dibrës , e Ohrit dhe Domosdovës, grykat dhe luginat e Drinit e të Shkumbinit, sidomos në vitet 1444-48, 1450-56, 1462-65, fushat e Ujit të Bardhë (1457) të Livadhisë 1462, të Vajkalit (1465) e të tjera u bënë sheshe e arena disfatash të ushtrive të rëndësishme të Perandorisë Osmane.

Beslidhja e sundimtarëve shqiptar me një evulucion të brendshëm filloi të kthehej në një aparat shtetëror, në një shtet të përqendruar, që kishte si bërthamë qëndrore Zotrimet e Kastriotëve. Në gjirin e klasës sunduese, në këto kushte, pozita kryesore në aparatin politik-shtetëror e ushtarak kaluan kryesisht në duart e feudëve të vegjël, të cilët qëndronin bashkërisht prapa përfaqësuesit të pushtetit qëndror.

Skënderbeu me personalitetin e tij si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak, dallonte me tiparet e veta karakteristike nga princërit e tjerë feudalë bashkëkohës të Perendimit. Ai ishte luftëtar i thjesht midis luftëtarëve, ai luftonte me “mëngje të shpërvjelura”, në krye të një kalorësie që vepronte me shpejtësi të jashtëzakonshme në krahasim me ushtritë e rënda feudale të asaj kohe. Si burrë shteti ai nuk njihte intriga. Ishte mishërues i traditave më të larta të kombit të tij, ai ishte shprehës i asaj forcevitale të jashtëzakonshme që ka manifestuar kurdoherë populli shqiptar. Kujtimi i Heroit shqiptar jetoi jo vetëm në zemrën e kombit që e lindi, por ai pati shtrirje që i kalonte kufijtë e Gadishullit Ballkanik, pra pati një peshë e rëndësi evropiane.

Gjatë kohës që vërshimi Osman qëndronte si një shpatë e mrehtë mbi Evropën e Mesme dhe Perendimore, aq kohë edhe figura e Skënderbeut, si luftëtar e ngadhnjimtar qëndronte kundrejt një armiku që mbahej i pathyeshëm, vazhdonte të tërhiqte vëmendjen jo vetëm të historianëve, po edhe të ushtarakëve, të burrave të shtetit e të opinionit publik evropian.

Interesimi për luftën e kombit shqiptar që gjithmon qe i gjallë,e kishte burimin në literaturën e shumëllojt dhe shumëgjuheshe, kushtuar figurës së Skënderbeut në të katër anët e botës. Nga përvoja luftarake e shqiptarëve dhe udhëheqësit të tyre, kërkohej të nxireshin mësime për luftën kundër një armiku, që vetëm një Skenderbe  ishte në gjendje ta thyente, ndërsa historianët e poetët e përdornin emrin dhe figurën e Skënderbeut si flamur frymëzues për mobilizimin e masave të gjëra fshatare. Duke ngritur figurën e Skënderbeut, ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare synonin të vinin në dukje meritat e mëdha që kishte populli shqiptar përpara Evropës, kulturën e së cilës ai e kishte shpëtuar nga shkatërrimi në kohën e rënd të vërshimeve Osmane. Skënderbeu i rritur në mes feve-për rilindasit u bë simbol i karakterit mbifetar e afetar që duhej të kishte kultura shqiptare.

 Personalitetit dhe figurrës të Skënderbeut, si simbol legjendartë kombit shqiptar dhe si mishërim të historisë së tij lavdiplote, të traditave të tij të lashta patriotike e luftarake, Rilindasit i kushtuan veprat e tyre artistike e shkencore. Ashtu siç kishte qëndruar në fillet e humanizmit shqiptar, vepra e parë e letërsisë shqiptare, e dalë nga pena e shkrimtarit e patriotit Marin Barleci, ashtu edhe në fillimet e letërsisë së Rilindjes dhe historiografisë së re shqiptare, qëndrojnë jetëshkrimet e heroit të shkruara nga rilindasit e parë, qëndron epopeja monumentale e Naim Frashërit.

Para se të përfundojmë është me randësi të thuhet se Flamuri i Kastriotëve, që Skënderbeu e kishte çuar nga fitorja në fitore u bë Flamur Kombëtar dhe i udhëhoqi shqiptarët nëpër periudha historike më të vështira dhe nëpër beteja të përgjakshme deri në ditën e shënuar të 28 Nëntorit të vitit 1912. Fryma e luftës së pamposhtur të shekullit XV,  si dhe tradita e luftës së madhe popullore, nuk u shua kurrë dhe nuk mund të shuhet, në popullin që e lindi këtë heroj. Skënderbeu pati shumë shokë e trima të frymëzuar nga Ai, të cilët luftuan e qëndruan të patundur si burra të vërtetë.

Këtë punim për të shënuar 550 Vjetorin të vdekjes të heroit tonë kombëtar, dëshiroj ta përbyll me një mesazhë që ka të bëj me realitetin tonë të sodit: duke u nisur nga përvoja e aspekteve që dalin nga Epoka e Heroit tonë Kombëtar, asnjëher më tepër se sot shfaqet nevoja për pajtim të botës shqiptare të ndarë e të përçarë nga Armiku dhe nga vet klasa politike shqiptare e cila është e kriminalizuar. Pra, është imperativë e kohës që të arrihet  një pajtim i udhëheqësve tanë, para ngjarjeve vendimtare ashtu si e ka bërë Skënderbeu në Kuvendin e Lezhës (2 Mars të vitit 1444) dhe më pas. Kjo është arsyeja kryesore, përse Emri i Skënderbeut dhe i popullit të tij do të qëndroj për jetë në panteonin e pavdeksisë.

 

25.  07.  2018  Ulqin        ​​​​​Qani Osmani