Sot në Kuvendin e Komunës së Tuzit, Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, nënshkruan koalicion parazgjedhor.
MEMORANDUM BASHKËPUNIMI MIDIS
Alternativës Shqiptare dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare
Të bindur që spektri politik shqiptar në Mal të Zi ka nevoj për një bashkëpunim dhe bashkëveprim sa më të shpejt, me qëllim të një prezantimi sa më të denjë të interesave kombëtare në skenën politike të Malit të Zi;
Koalicioni mes këtyre dy partive, me emër të propozuar-Forumi Shqiptar, do të unifikojë veprimtarinë politike shqiptare, së pari në Tuz, e pastaj edhe në nivel të shtetit të Malit të Zi, ku subjektet përbërëseruajnë subjektivitetin e vet politik dhe strukturor, kurse FSH përcakton politikat dhe programin për rimëkëmbjën politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Mal të Zi, me një strategji të qartë afatgjate. Programi do të prezantohet në nivelin lokal dhe atë shtetëror.
FSHmbetet i hapur edhe për parti e subjekte të tjera, por në bazë të interesit të paraqitur fillimisht u dakorduan që në këtë bashkëveprim të hyjnë Alternativa Shqiptaredhe Lidhja Demokratike Shqiptare.
Me formimin e FSH-së, kryesuesit dhe e gjithë struktura organizative do të bëjë përpjekjet maksimale për të afruar edhe subjektet tjera shqiptare në përbërjën e këtij Forumi.
Me këtë formë fillestare, FSH do të jetë faktor politik i përfaqësuar me 17 këshilltarë në Komunat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, si dhe me funskionarë komunal dhe shtetëror.
Programi politik i FSH do të jetë unifikim i programeve të partive nacionale, pjesë e këtij Forumit, më një strategji afatgjate dhe objektiva të mirë–përcaktuara, që kanë qëllim zvogëlimin e numrit të subjekteve shqiptare në Mal të Zi.
Me këtë Memorandum përcaktohet edhe struktura oragnizativee FSH-së.
Strukturat e Forumit Shqiptar (ASH-LDSH)
Kryesia
Kryesia propozohet në këtë:
Vendimet e Kryesisë merren me konsensus