Të diellën në ambientin e QIK- ut hapet ekspozita e dytë e Nusret Gjokaj 7+1(“Farmacia e shpirtit”).
Nusreti përvojen e tij jetësore e shndërron në një vepër arti, I vesh asaj jo vetem kujtesën personale, por edhe atë kolektive. Kjo është një ekspozitë retrospectivë, ku do të përfshihen punimet e fundit të kriuara mrenda 7 ditëve. Punimet e tij vijnë nëpërmjet një gjuhe shumëdimensionale, nëpërmjet karakterit të një vepre që ka lidhje me instalacionin, pikturen, vizatimin, punimet në dru, duke na sjellë mesazhe që na bën për të reflektuar nga ngjarjet e natyrës, por edhe histories.
Nusreti ka marrë pjesë herë pas here me veprat e tij në ekspozita. Profesor I Artit modern në Univerzitetin Mediteran këtë here ai prezantohet me një ekspozitë personale për artdashesit, për here të dytë në QIK Tuzë, por për here të pare me punime druri ku ai do ta tregoje pervojen në formen abstrakte gjeometrike.
Samir Beqaj