Më 27 dhjetor 2018, u mbajt seanca e XII e veçantë e Kuvendit të komunës së Tuzit, në të cilën u miratua Propozim Vendimi mbi Buxhetin e Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, për vitin 2019.
Në fillim të seancës Kryetari i Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq, propozoi të shtohet edhe një pikë e rendit të ditës që ka të bëj me Programin e ngritjes së monumenteve përkujtimore në territorin e Komunës së Tuzit, gjegjësisht ngritjen e monumentit përkujtimor të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, pranë shkollës fillore Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, në Triesh, pasiqë siç sqaruan, Komuna e Tuzit, mori miratimin nga ana e Ministrisë së kulturës për kërkesën e ngritjes së bustit të Gjergj Kastriotit, që Sekretariatit për kulturë dhe sport ju drejtua me inicijativen për ngritjen e bustit, drejtori i shkollës „Gjergj Kastrioti Skënderbeu“, z. Zef Gjuravçaj.
Lidhur më këtë këshilltari i LDSH-së, Ivan Ivanaj, deklaroi se ata e mbështesin plotësisht vendosjen e monumentit përkujtimor të Gjergj Kastriotit, në Triesh, por theksoi se nuk përkrahin që kjo gjë të politizohet nga radha e DPS-së, pasiqe çdo shkollë që mban emrin e një heroit duhet ta ketë edhe bustin e tij pranë shkollës.
Ivanaj rikujtoi se po DPS-ja, votoi kundër për iniciativën e tyre për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në Qender të Tuzit, kurse tani këtë në Triesh e përkrahin.
Ai vuri në Dukje se DPS, përkrah ndertimin e shtatores së Skënderbeut në Ulqin dhe Triesh, ndërsa e kundërshton në Tuz.
Ivanaj tha se për këtë mos të mundohen të zhvendosin vemendjen diku tjetër, pasiqë LDSH, nga kjo iniciativë nuk do të heqin dorë deri sa të bëhet realizimi i këtij projektit edhe në Tuz.
Edhe këshilltari i ASH-së, Nik Gjeloshaj lidhur më këtë theksoi se kjo ishte iniciativë e Fondit humanitar Trieshi nga Diaspora, të cilët së bashku me drejtorin e shkollës së Trieshit, Zef Gjuravçaj, këtë iniciativë e dorëzuan në Ministrinë e Kulturës, mirëpo, ndërkohë është ndryshua ligji dhe ka kaluar te komuna e Tuzit, në shqyrtim.
Ai tha se e përkrahin vendosjen e Skënderbeut në Triesh, por shpreson që edhe projekti i iniciuar nga LDSH, për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Tuz, të realizohet sa më parë.
Ky Propozim Vendim, u miratua me votat e të gjithë këshilltarëve prezent.
Sa i përket Buxhetit, përmbajtja e buxhetit të komunës në kuadër të Kryeqytetit – Tuz, për vitin 2019, është pjesë përbërëse e Buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2019.
Projekt-Vendimi mbi buxhetin e komunës në kuadër të Kryeqytetit – Tuz për vitin 2019 është përcaktuar në shumën e përgjithshme prej 1.908.625,12 €,kurse të sistemuara për shpenzimet operative në shumën prej 1.206.800,00 € dhe për shpenzimet kapitale në shumën prej 701.825,12 €.
Të ardhurat e përgjithshme të komunës për vitin 2019 janë planifikuar në shumën prej 1.904.625,12 €.
Lidhur me Propozim Buxhetin, Këshilltari i LDSH-së, Ivan Ivanaj, theksoi se ky buxhet është buxhet pagash.
Ai bëri verejtje se në Buxhet nuk janë planifikua mjete për rrugën e Trieshit dhe të Kojës, të cilat janë në gjendje kaotike.
Ivanaj akuzoi kryetarin e komunës Abedin Axhoviq, se nënshkrua, gjithçka i vihet përpara, prandaj siç theksoi Ivanaj, këtë buxhet LDSH, e konsideron jo zhvillimor dhe nuk do ta përkrahin.
Edhe Këshilltari i Demokratëve, Shtjefën Camaj, vlerësoi se ky buxhet është harxhues dhe jo zhvillimor.
Camaj pyeti shumicën parlamentare, se çfarë do të ndodhin me projektet e mëparshme që ishin në programin zhvillimor vite me radhe dhe të cilat premtoheshin gjithnjë në fushata parazgjedhore.
Ai pyeti se a do të investoi Kryeqyteti projektet e mëparshme siç janë: Tregu i gjelbër, Palestra sportive, shkolla në Dheun e Zi, etj.
Në akuzat e opozitës, reagoi këshilltari i PDS-së, Halil Dukoviq, i cili arsyetoi Propozim Buxhetin dhe përmendi disa nga investimet të cilat do të bëhen gjatë vitit 2019, nga buxheti shtetëror në territorin e Komunës së Tuzit, siç janë: Bulevardi Podgoricë-Tuz, Rruga Dinoshë-Guci, Kopshti për fëmijë dhe Palestra sportive.
Këshilltari i ASH-së, Albian Sinishtaj, vuri vërejtje se me këtë Propozim Buxhet, kërkohen mjete për truallin e shkollës në Dheun e Zi, që nuk dihet se trualli i kujë është, ndërsa kur ai beri kërkesë për restaurimin e Shtëpisë së kulturës në Sukruq, kishte fituar përgjigje negative me arsyetim për probleme me truallin, prandaj pyeti se si është e mundur që trualli nuk qenka problem në Dheun e Zi, kurse në Sukruq, po.
Këshilltari i ASH-së, Nik Gjeloshaj, deklaroi se Buxheti i Komunës është një prej akteve më të rëndësishme, pasiqë për Malësinë ky vit është vit historik, pasi që votohet për komunë të plotë, prandaj siç theksoi ai, ASH, për shumë arsye, e arsyeja kryesore është ajo politike, do të votoi Propozim Buxhetin.
Gjeloshaj, po ashtu akuzoi krerët e PDS-së, se ata kanë kërkuar nga krerët shtetëror që mos të shpallin zgjedhjet lokale për Komunë të Tuzit dhe potencoi se ata që kanë bërë këtë ndoshta do të identifikohen vet.
Kështu Propozim Buxheti për vitin 2019, u miratua me votat e shumicës parlamentare dhe Alternativës Shqiptare, kurse kundër votuan këshilltarët e Lidhjes Demokratike Shqiptare, ndërsa të përmbajtur ishin këshilltarët e Demokratëve.
Ndërsa lidhur me Propozim Vendimin mbi marrjen e të drejtave dhe obligimeve themeluese mbi KF-Deçiq -Tuz, kishte diskutime të ashpra midis pozitës dhe opozitës. Nga radhët e këshilltareve të opozitës u kërkua që të sqarohet se kush është pronar i KF-Deçiq, çfarë detyrimesh merr Komuna dhe sa borxhe posedon ky klub.
Nga opozita insistuan që të vihen në dijeni se kush është pronari i këtij Klubit dhe me kë do të kenë punë, pasiqë siç theksuan ata në dokumentet e sjellura pranë këshilltarëve nuk është shpjeguar asgjë.
Ata kërkuan që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës dhe të formohet komisioni për këtë dhe pastaj të sjellët në kuvend me informata të detajuara, por nga pozita kjo gjë nuk u pranua, por me shumicë votash të shumicës parlamentare dhe Alternatives Shqiptare u miratua ky Propozim Vendim, kurse kundër votuan këshilltarët e LDSH-së dhe Demokratëve.
Albert Camaj