Falë bamirësisë, nëna me pesë fëmijë gëzuan natën e viti të ri në shtëpinë e re

Nëna me pesë fëmijë jetimë, e cila jetonte në kushte të vështira, kaloi natën e vitit të ri në shtëpinë e sapo ndërtuar falë bamirësisë.

Lindita Ivezaj me pesë fëmijët e sajë e pritën natën e vitit të ri në shtëpinë e tyre të kompletuar dhe mobilizuar.

Ishte Emina Çunmulaj ajo që në tetor të vitit të kaluar vizitoi këtë familje, për të nisur iniciativën e ndërtimin të shtëpisë për këtë familje. Ajo bashkë me Zef Dedvukaj nisën këtë fushatë bamirësie e cila u realizua në një kohë të shkurtë.

Dedvukaj i cili përpos bashkë-udhëheqjes së fushatës u mori me udhëheqjen e punimeve të shtëpisë, me përfundimin e këtij aksioni tha se do të vazhdojnë me aksione tjera aty ku më së shumti do të jetë e nevojshme.

“Të gjithë ju donator i dhatë jetë e shpresë kësaj familje dhe treguat madhështinë tuaj se si duhet t’i ndihmohet një familjeje në nevojë. Ky shembull vazhdoftë aty ku të ketë ma së shumë nevojë”, shprehet Dedvukaj.

Aksioni humanitarë filloi në fund të tetorit ndërsa shtëpia u përfundua më 30 dhjetor.

Ky shembull shprehë zemërgjerësinë e komuniteti tonë, dhe dëshmon se si humanizmi e solidariteti e mundin varfërinë materiale. /MALESIA.ORG/