Gjeloshaj: Papërgjegjësi e organeve kopetente të Komunës së Tuzit, për nevojat e qytetarëve

Të nderuar qytetarë të Malësisë,

Edhe pse jemi vetëm në ditën e dytë që filluan reshjet e Borës në Malësi;
Edhe pse meteorologët kishin paralajmëruar një gjë të tillë, pothuajse shumica e rrugëve rurale janë të bllokuara, ose vështirë kalohën!
Madje edhe rrugët kryesore, sidomos ato që lidhin fshatrat periferike fushore janë të papastruara!

Kjo papërgjegjësi e organeve kopetente të Komunës së Tuzit, në krye me Abedin Axhoviq, tregon më së miri për paaftësinë dhe mosinteresimin e tyre për nevojat elementare të qytetarëve të Malesisë.

Të dashur qytetarë,

Siç e dini, Komuna duhet të jetë servis për nevojat tona , por që Kryetari Axhoviq, edhe pse paguhet mirë nga NE, nuk ka kohë te merret me nevojat tona.
Ai ka punë tjera më të rëndësishme, sidomos për të biseduar e kaluar kohën me kafanxhij e punëtorë të Komunës lokaleve Tuzit më shumë se në zyrat e veta…

Këto argumente e shumë të tjera dëshmojnë thirrjet tona të vazhdueshme, se ky zotëri NUK ka kapacitet të drejtoj Komunën.

Vlerësoni ju vet, që një Kryetar Komunet, që me neglizhencën e tij nuk ka kapacitet t’u shërbej qytetarëve për çëshjetet elementare, as të pastroj mbeturinat e borën, e mos të flasim për projekte kapitale që nuk arriti asnjë t’i përfundoi, edhe pse ato shumë herë na u premtuan!

Po ndajmë me Ju disa pamje që qytetarët e Malësisë nga të gjitha zonat na i kanë pëcjell para disa çasteve!

Apel për Kryetarin me Stafin e tij kopetent për që të kryej punën e vet, sepse do t’a marrin përgjegjësinë për pasojat…

Sinqerisht,
NGJ