Nga Komuna thonë se po bëjnë punë të mirë në pastrimin e rrugëve nga bora

NJOFTIM

Mbas reshjeve të deborës të cilat kanë përfshirë Malin e Zi e me këtë rast edhe Komunën e Tuzit, në bashkëpunim me Kryeqytetin kemi angazhuar të gjitha shërbimet kompetente për eliminimin e pasojave të reshjeve të deborës dhe kushteve jo të favorshme të motit. Borëpastruesit si dhe disa makineri, që dy ditë me rrallë janë duke pastruar në qendër të qytetit, derisa makinerit tjera për pastrim të deborës ishin në fshatrat Kshevë, Vulaj, Pashkallë, në Hot rrugës drejtë Traboinit, si dhe në Triesh.

Sot do të pastrohet në fshatrat Drume, Bardhaj, Skorraq dhe Kojë.

Kryerësit e detyrës drejtëpërdrejtë kanë bërë pastrimin e deborës në trotuare, ku nuk është i mundur kalimi i borëpastruesëve.
Gjithashtu, kemi angazhuar edhe makineri me kryerësitë e detyrës të cilët do të pëhapin përzirje të zhavorrit dhe kripës nëpër akset rrugore dhe trotuare, që në këtë mënyrë të parandalohet akulli i cili është paralajmruarë për shkak të temperatuarve të ulëta në gjithë vendin.

Shërbimet kompetente vazhdimisht janë terren dhe në varësi të nevojave të konstatuara do të angazhohen në zgjedhjen e problemeve në këto zona ku rreshjet e deborës kanë shkaktuar probleme më të mëdha.

Gjatë kordinimit të makinerive për pastrimin në vend të parë dhe prioritet janë nevojat e qytetarëve të Malësisë, edhe pse nëpërmjet mediave janë shpërndarë disa deklarata negative të individeve për mënyrën e punës së organeve lokale, e që kjo nuk është në përputhje me gjendjen në fakt, si dhe e cila mund të shihet edhe nga fotografitë bashkëngjitur këtij teksti.

Çdo punë gjithmonë është subjekt i kritikës, ashtu që edhe kritika e punës tonë është e pritur, por jo në mënyrë aq primitive dhe të ulët të disa individeve, të cilët mundohen në çdo mënyrë të fitojnë pikë dhe famë politike.

Ne jemi të vetëdishëm që pjesa më e madhe e qytetarëve të Malësisë kanë mendim pozitiv për punën e organeve lokale të Komunës së Tuzit e kjo për ne është motiv të vazhdojmë edhe në vazhdim të punojmë më mirë.
Për këtë qëllim neve nuk do të na ndalojnë komentet e ulëta dhe thashethemet e disa individeve në këtë drejtim.
Komuna është në disponzicion për të gjithë qytetarët edhe ajo duhet të jetë gjithmonë në funksion të interesave të tyre.
Poashtu, bëjmë lutje qytetarëve tonë dashamirës për mirëkuptim, si dhe të japin kontributin e tyre në këtë situatë.

Komuna e Tuzit