Lidhja Demokratike në Mal të Zi mbajti sot Kuvendin zgjedhor me çrast zgjodhi Kryetarin e ri dhe kryesinë me mandat katër vjeçar.
Kryetari i ri i LDnëMZ-së u zgjodh Saubih Mehmeti, i cili do të zëvendësoi Mehmet Bardhin i cili ishte kryetar që nga formimi i partisë në vitin 1990.
Ky është poashtu Kuvendi i parë i zhvilluar që nga viti 2002.
LDnëMZ është partia e parë shqiptare e formuar në Mal të Zi, por që viteve të fundit ka pësuar rënie të dukshme të përkrahësve.
Që nga viti 2012, tashmë ish kryetari Bardhi është kundërshtuar nga degët e partisë në Malësi, Plavë e Gucisë dhe Rozhajës. Ato e kishin fajësuar Bardhin për dobësimin e partisë si dhe e kanë akuzuar për shkelje të Statutit për mos-mbajtjen e Kuvendit zgjedhor. /MALESIA.ORG/