Në mjediset e lokalit “Battery Parks” takim me Kryetarin e Këshillit Shqiptar Amerikan, z. Haxhi Dauti, avokatin e njohur Sabri Gjoni dhe biznesmenin e suksesshëm z. Paul Nicaj
NEW YORK CITY : Deputeti i vetëm shqiptar në Mal të Zi, Genc Nimanbegu, që ka fituar mandat nga shqiptarët në Parlamentin e Malit të Zi – i cili aktualisht mban edhe postin e nënkryetarit të këtij parlamenti – ndodhet për një vizitë private në SHBA .
Gjatë, kësaj vizite dje nga studio e Nju Jorkut, ai i dha një intervistë Zërit të Amerikës, ku foli mes të tjerash, për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe çështje të tjera.
Ndërkohë, që në mjediset e lokalit “Battery Parks”, ai pati edhe një takim me Kryetarin e Këshillit Shqiptar Amerikan zotin Haxhi Dauti, avokatin e njohur Sabri Gjoni dhe biznesmenin e suksesshëm Paul Nicaj – si dhe dha një intervistë për televizionin e shqiptarëve të Amerikës ALBTVUSA.
Në fillim të këtij takimi miqësor, deputeti Nimanbegu, dëshirojë të shpreh kënaqësin e tij për të gjitha takimet që ka pasur këto ditë sa qëndrova në SHBA, Nju Jork, Boston dhe San Francisko. Takimet me komunitetin shqiptar, lider dhe veprimtar të dalluar përfshirë, edhe takimin e djeshëm me kryetarin e Këshillit Shqiptar Amerikan z. Haxhi Dauti, nga Struga, avokatin Sabri Gjoni dhe veprimtarin dhe biznesmenin e suksesshëm Poual Nicaj që të dy nga shqiptarët e Marit të Zi.
“Përfitojë nga ky rast të shpreh edhe një her kënaqësinë që kam për çdo her në takimet me komunitetin shqiptar në Amerikë, liderit e saj dhe veprimtar të njohur. Sepse ju jeni simbas mendimit tim- si të përvilegjuar që jetoni në këtë vend që është edhe mik i madh i të gjithë shqiptarëve kudo që janë”.
Pranin e shqiptarëve në Amerikë, dhe kontributin e tyre ai e lid edhe me historinë e Vatrës, kontributin e saj për pavarësinë e Shqipërisë 106 vjet më parë.
” Kontributi juaj dhe integrimi i juaj me familjet tuaja, ka bërë edhe atë që SHBA, vazhdimisht të ken një qasje duke i dhënë një mbështetje të madhe çështjes shqiptare, si në Shqipëri, Kosovë, liritë e të drejtat e njeriut në trojet shqiptare. Mendojë se ky aset i cmuar me mikun e shqiptarve dhe aleatit tonë duhet që të mbahet dhe ngriset më shumë në të ardhmen – duke ju bërë më krenar për gjithçka keni bërë për vendin tuaj” tha Nimanbegu.
Duke shtuar se : “Jam i mendimit se në saj edhe të kontributit tuaj si komunitet në SHBA, edhe pse sot në botë duken rrjedhat e politikave të ndryshme, jam i bindur që marrëdhënjet e Shqiptarëve me SHBA, do të zhvillohen edhe në të ardhem, dhe do të vinë duke u rritur me një prespektiv të shkëlqyer” .
Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan zoti Haxhi Dauti, shkruajti në llogarinë e tij në Facebook se ishte i nderuar të takojë nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi dhe Deputeti i Koalicionit “Shqiptarët e Vendosur” z. Genci Nimanbegu, në takimin ku morën pjesë edhe aktivist të komunitetit Avoktai Sabri Gjoni, dhe bizensmeni i suksesshëm Paul Nicaj .
“Këshilli Shqiptar Amerikan, është i hapur të bashkëpunojë dhe të ketë lidhje të mira me të gjithë shqiptarët,” u shpreh zoti Dauti, duke thënë se ; “Kontributi ynë ka qenë prej themelimit të kësaj organizate tre dekada më parë, që ti ndihmojë me çdo mënyrë çështjes shqiptare, kudo dhe kur ajo e ka kërkuar- Prej vitit 1991 dhe në vazhdim, për tre dekada ne me këto takime vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të rritur lidhjet tona me udhëheqësit shqiptar, që vijën në SHBA, nga Shqipëria, Kosova, Mal të Zi, Lugina e Preshevës, e tjer.”
Ndërkohë, avokati i njohur Sabri Gjoni, pasi ka faleminderuar nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi dhe Deputeti i Koalicionit “Shqiptarët e Vendosur” z. Genci Nimanbegu, për punën që po bënë në parlamentin e Mait të Zi, duke përfaqësuar denjësisht shqiptarët, ka sugjeruar që shqiptarët në Mal të Zi, liderit e partit shqiptare, duhet të jenë më të bashkuar mes vetit dhe në zgjedhjet e ardhshme të bëhet çështë e mundur që të dalin në bollok si shqiptar, në zgjedhjet në 3 mars në Komunën e re të Tuzit, t’i fitojnë shqiptarët”.