Camaj: Marrëveshje që unifikon Malësinë

Kryetari u Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, permes postimit në rrjetin social facebook, konfirmon arritjen e marrëveshjes midis UDSH-së dhe Forumit Shqiptar të përbërë nga ASH dhe LDSH.

Postimi i plotë i Camaj:

“Sonte, me 29 janar 2019, u arrit një marreveshje tejet e rëndësishme, jo vetëm për këto zgjedhje, por për të ardhmen e Malësisë. Të prirë nga përgjegjësia para gjeneratave të ardhshme, dhe të vetëdijshëm për momentin historik, ne liderët politik shqiptarë, dhe bashkëpunëtorët tonë, arritëm një pakt, me shpresë se do të jetë udhërrëfyes për të gjithë malësorët, që t’i kthehen vetvetes. Shqiptarët vetëm të bashkuar mund të prosperojnë, e ne u bashkuam: LDSH-ASH-UDSH!
Malësia na bashkon!
Unë jam mirë, vetëm kur është mirë Malësia!”.