Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta përshëndet formimin e koalicionit ASH-LDSH-UDSH

Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, përshendeti vendimin e  subjekteve politike shqiptare në Malësi, për arritjen e marrëveshjes për koalicion të përbashkët parazgjedhor për komunë të Tuzit.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike