Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi
Me pergjegjshmeri politike dhe mision qytetar, faktori politik shqiptar ka nenshkruar sot marreveshjen e koalicionit zgjedhor, duke formalizuar pjesemarrjen ne zgjedhjet komunale ne Tuz permes listes se perbashket “Forumi Shqiptar” dhe sloganit “Malesia na Bashkon”.
Ambasada e RSH uron suksese ne kete gare elektorale dhe eshte besimplote se kjo marreveshje eshte hapi i duhur ne rrugen per fitoren dhe drejtimin e Komunes se Tuzit, permes bashkejeteses dhe bashkepunimit shembullor me malazezet dhe te gjitha grupet e tjera etnike.
Suksese te metejshme Komunes Tuz!
———————————————
Ditmir Bushati, ish Minister i Punëve të Jashtme të Shqipërisë
Përpjekja dhe angazhimi konstant me të gjithë aktorët politik, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i dha frytet. Me përgjegjshmëri politike dhe mision qytetar, faktori politik shqiptar ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit zgjedhor, duke formalizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Tuz permes një liste të përbashkët “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia na Bashkon”. Ky hap, që përbën një moment të shumëpritur për bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, është dëshmia më e mirë e maturisë politike, dhe në të njëjtën kohë përbën një tjetër arritje domethënëse për politikën tonë të jashtme dinamike e konstruktive në rajon.
Suksese të mëtejshme Komunës Tuz!
#UrimeMalësia!
———————————————
Flamur Gashi, këshillëtar i Presidentit të Shqipërisë
“MALËSIA NA BASHKON”
Koalicioni mes partive shqiptare në Malësi, me slloganin “MALËSIA NA BASHKON”është zgjidhja më e mirë, si për qytetarët e Tuzit ashtu edhe për të gjithë Malësisë dhe të ardhmen e saj…
Urime dhe shumë suksese, në zgjedhjet lokale me 3 mars 2019, për komunën e Tuzit…
#JamShqiptar
Sytki Ndrecaj, nënkryetar i Bashkësisë Malësia e Madhe
Mareveshja mes tre forcave politike shqiptare ne Malesi e konkretisht mes ASH, LDSH e UDSH tregon qartazi se tashme jane vendosur Pikat mbi i per nje fitore bindese te shqiptareve ne zgjedhjet e 3 Marsit per Komunen Tuz.
#FitoreKualicioniMalesiaNaBashkon
———————————————
Faik Nika, kryetar i KKSH-së
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, përgëzon dhe mbështet subjektet politike shqiptare për marrëveshjen e arritur që në zgjedhjet e para lokale për Komunën e Tuzit/Malësisë të dalin të unifikuar me një listë të vetme.
Është kjo padyshim njëarritje e madhe e të gjithë drejtuesve të subjekteve politike shqiptare, shenjë e pjekurisë politike kur është fjala për interesin e përgjithshëm për shqiptarët në Malin e Zi.
Besoj dhe uroj që një shembull i tillë duhet të ndiqet edhe për zgjedhjet e përgjithshme në nivel shtetëror, e po ashtu edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale në ata komuna ku shqiptarët përbëjnë shumicën ose një numër të konsiderueshëm të popullatës.
Këshilli Kombëtar beson se qëllimet dhe objektivat politike me interes të përgjithshëm për shqiptarët në Malin e Zi arrihen më shpejt dhe më lehtë nëpërmjet unifikimit, koordinimit dhe bashkëveprimit tësubjekteve politike shqiptare në Malin e Zi.
Akt që tani duhet vlerësuar qyetarët e Malësisë!
Urime dhe suksese !
———————————————
Genci Nimanebgu, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, si dhe deputet i Forcës së re Demokratike
Urime per marveshtjen e ASH, LDSH dhe UDSH për zgjedhjet e para lokale ne Tuz si Komunë e plotë. Koalicioni është veprim i kërkuar gjatë nga votuesi shqiptar dhe reagim i duhur i partive shqiptare. Përshëndes këtë koalicion i bindur se do të shpërblehet me votën e malësorëve dhe se Komuna e Tuzit do të udhëhiqet nga ata që e kërkuan dhe u angazhuan për fitimin e saj që dy dekada. Si protagonist i marveshjes politike me te cilen u fitua komuna e plote e Tuzit ndjej kenaqesi te veçant qe arritem te kemi zgjedhjet e para ne Malesi.
Ky është një fillim i mbarë, por vetëm fillim. Sfidat e udhëheqjes, veçanërisht në fillim të jetës së mbarë të kësaj komune janë të shumta. Trashëgimia që komuna ka edhe nga organizimi i mëparshëm si komunë urbane, komunë në kuadër të kryeqytetit në fillim di të jetë edhe pengesë për punën e mbarë. Planifikimi i mbarë dhe puna në dobi të qytetarit kërkon profesionalizëm dhe plotësim të mirëfilltë kuadrovik.
Nga puna juaj do të varet edhe fati i Malësisë, si njërës nga trevat e rëndësishme në Mal të Zi, andaj serioziteti që nuk u ka munguar me këtë rast, uroj dhe dëshiroj që t’u përcjellë sa më gjatë.
———————————————
Nazif Cungu, kryetar i Forcës së re Demokratike
Të nderuar bashkëkombas,
Të nderuar liderë dhe votues të ASH, LDSH dhe UDSH
Forca e re demokratike e përgëzon arritjen e marrëveshjes në mes të subjekteve shqiptare në
komunën e Tuzit.
Jemi te bindur se Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptareve dhe Lidhja Demokratike
Shqiptare do te kene sukses te plote ne zgjedhjet lokale te 3 marsit.
Ftojmë të gjithe shqiptaret e Malësisë që të përkrahin Listën e përbashket shqiptare dhe të tregojne
unitet per te miren e banoreve te kesaj zone.
Ky bashkim eshte edhe rezultat i kerkesave te diaspores shqiptare dhe fitorja do te jete e sigurte
nese Diaspora ne menyre masovike jep kontributin e vete. Prandaj I ftojme qe te vijne dhe te japin
voten per nje fitore te bindshme te shqiptareve te Komunes se Tuzit, per nje te ardhme me te mire te
vendlindjes se tyre, per nje te ardhme ku do te ndalohet shperngulja masovike e te rinjeve tane.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është vazhdimsi e integrimeve te subjekteve shqiptare, ku permes
koalicionit Shqiptaret e Vendosur eshte arritur formimi i Komunes se Tuzit.
Tahir Tahiri, ish kryetar i Këshillit Nacional të shqiptarëve në Mal të Zi
Marrëveshja e subjekteve politike shqiptare për tu bashkuar për zgjedhjet lokale të marsit 2019 për komunën e Tuzit, është një veprim shembullorë politik, i cili duhet ndjekur përherë dhe në të gjitha nivelet e përfaqësimit.
Ky veprim tregon se po fryejnë erëra të reja politike për shqiptarët në MZ.
Emancipimi politik i shqiptareve në MZ tashmë po ndodhë.
Urime e suksese Malësi.
Profesor.Dr Martin Berishaj
Lista e perbashket “Forumi Shqiptar” me slloganin “Malesia na Bashkon” per zgjedhjet e marsit ne Komunen e Tuzit, beri hapin e pare te mbare; nje heri per kahun qe duhet ndjek, per Malesine e cila qe nga formimi i partive nacionale ishte ne ethe, per fatin e saje dhe per çdo malesor kudo qe gjindet.
Kjo liste ka marre barren e aresyes per te artikuluar drejte interesat e votuesit malesore, sepse malesoret meritojne te prezentohen sa me mire ne shtepine e tyre ne komunen e Tuzit. Prandaj, nuk ka kohe per te humbur, shkoni familje per familje, individ per individ dhe çdo njerit shtrinji doren sepse ata e meritojne kete. Votuesi malesore ka besnikeri te pandare per nje Malesi te dinjitetshme.
U prift e mbara !