Zëvendës-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, permes një postimi në faqen e tij zyrtare, mbështet koalicionin ASH-LDSH-UDSH, për zgjedhjet lokale të 3 Marsit në Tuz.
Postimi i plotë i z.Berisha:
Ne margjina te Konferences se Adriatikut, ne dhjetor, ne Podgorice, se bashku me ambasadorin tone atje, z.Durmishi, kam pasur kenaqesine t’i takoj dhe te drekoj me tre udheheqesit e partive politike atje: ASH, LDSH e UDSH.
Ne nje bashkebisedim vellazeror kam shprehur konsideraten e larte timen dhe te kryeministrit z.Haradinaj, per shqiptaret e Tuzit por edhe te gjitha viseve ne Mal te Zi.
Arritja e marreveshjes per krijimin e nje liste te perbashket te tyre, ‘Forumi Shqiptar’ me sloganin ‘Malesia na Bashkon’ per zgjedhjet e marsit ne Komunen e Tuzit, eshte tregues i maturise politike te subjekteve shqiptare atje, dhe nje mundesi e mire qe malsoret te udheqin me komunen e tyre.
Une, ju uroj suksese dhe i falenderoj udheqesit e tyre, te cilet nje pjese te formesimit intelektual e kane arritur gjate kohes sa ishin studente te Prishtines, dhe ju garantoj perkrahjen tonë të plote ne realizimin e te drejtave te tyre, si dhe ne kontributin e nje bashkejetese dhe bashkepunimi me malazezet, qe do te ndikonte edhe me shume ne maredheniet shume te mira fqinjesore ndermjet Kosoves e Malit te Zi.