Deputeti i PD, Prof. Romeo Gurakuqi: Koalicioni “Malësia na Bashkon”, kundër asimilimit të trojeve etnike

Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë nga radhet e Partisë Demokratike dhe historiani i mirnjohr shqiptar, z. Romeo Gurakuqi, mbështet koalicionin midis ASH-LDSH-UDSH.

Sipas Gurakuqit, është koha që fasadat e deritanishme të Podgoricës zyrtare për kinse respektim të të drejtave politike, perfaqesuese dhe pronesore, të bien dhe të vendosen perballë një realiteti që është thelbesisht i ndryshem.

Kumtesa e plotë e Gurakuqit:

Malesia shqiptare e bashkuar ne nje koalicion parazgjedhor per zgjedhjet vendore ne Republiken e Malit te Zi:

Ky asht nje lajm shume i mire per te cilin eshte punuar prej kohesh.
Koalicioni i nënshkruar prej kryetarit te Alternatives Shqiptare zotit Nik Gjeloshaj, kryetarit te LIdhjes Demokratike Shqiptare, zotit Nikollë Camaj dhe kryetarit te Unionit Demokratik te Shqiptareve per Malesine, zotit Fadil Kajoshaj,eshte hapi i pare qe do te mundesoje rikthimin e udheheqesise politike ne Komunen e Malesise, tek shqiptaret, pas disa vitesh terheqjeje, te shkaktuara nga politikat e sterholluara te percarjes e copetimit politik te njesise, te zbrazjes se heshtun dhe kolonizimit te pandalshem, te tokes stergjyshore te arberve te veriperendimit.
Eshte koha qe fasadat e deritanishme te Podgorices zyrtare per kinse respektim te te drejtave politike, perfaqesuese dhe pronesore, te bien dhe te vendosen perballe nje realiteti qe eshte thelbesisht i ndryshem.
Politikanet e urte te Malesise e bene hapin e pare.
Tashti kerkohet qe “Malesia na Bashkon” te kthehet ne nje parulle mobilizuese dhe vepruese, gja qe kerkon maturi, tolerance dhe keshillim te pershtatshem ne aspektin organizativ, perzgjedhor te burimeve njerezore perfaqesuese dhe krijimit te kushteve, qe te gjithe zgjedhesit shqiptare, kudo ndodhen, te kene mundesi te votojne.
Rivendosja e kontrollit politik te shqiptareve ne shtepine e tyre ne Malesi, do te thote: zotnim i plote i te drejtave te percaktueme nga kushtetuta e vendit ku sot ata jetojne, perkunder perpjekjeve sublime te eterve te tyre famemdhenj per te qene pjese perberese e shtetit te tyre ame;
ma shume investime dhe punesim per shqiptaret ne ate pjese te Alpeve dhe ultesires pergjate pjeses veriore te Liqenit te Shkodres; ndalje e kolonizimit dhe zaptimit te pronave private dhe komunitare te Malesoreve, prona qe shtrihen prej kohesh qe nuk mbahen mend, ne nje siperfaqe te madhe deri ne hyrje te kryeqytetit malazias;
me shume shkollim i femijeve ne gjuhen shqipe dhe rishnderrim i Gjimnazit “25 Maji”, ne nje vater te perparimit te brezit te ri te Malesise, ashtu sikurse Ministri i famshem i arsimit dhe biri i ndritur i Trieshit, Mirash Ivanaj, do ta kishte enderruar.
Koalicioni eshte nje perpjekje e shkelqyer per maksimalizimin e votes, por qe duhet te shoqnohet me sigurimin e pjesmarrjes ne votim te te gjithe shqiptareve me te drejte vote.
E randesishme asht krijimi i te gjitha kushteve per pjesemarrjen e diaspores ne proces.
Me, 3 mars 2019, diten e zgjedhjeve, bijte e Malesise, qe te detyruar nga diskriminimet e heshtuna dhe te zgjatuna ne kohe, ndodhen te shperndare ne kater anet e botes, asht e nevojshme te jene ne trojet e tyne, per t’i thane ndal avancimit te padrejte te zaptuesve dhe per te shenuar dhe festuar, nje fillim te ri, rimarrjeje te te drejtave demokratike qe u takojne, per te ushtruar politikat e tyre te lirise.
Nderkohe, nuk duhet te harrojme, se zgjedhjet lokale dhe ky organizim eshte vetem seanca e pare “stervitore”, per nje faze edhe me te randesishme politike: zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme. Shqiptaret ne Mal te Zi duhet te pergatiten per dergimin e nje perfaqesie te kualifikueme dhe imponuese ne Parlamentin e ardhshem te Podgorices.
Po ashtu, bashkimi politik ne Malesi, mund te sherbeje per te kujtuar, se Malesia ka perkrahjen Ulqinit, Anes se Malit, Krajes, Tivarit te Vjeter, Shestanit. Nuk duhet te harrojme se secila prej ketyre aneve te trevave shqiptare perballohen me fenomene te ngjashme, ose edhe me te renda, te zbrazjes dhe perpjekjeve per shnderrim identitar, kulturore dhe pronesor.
E gjitha kjo, terheq vemendjen per nje mobilizim dhe bashkim te gjithanshem te faktorit shqiptar dhe nje konceptim te zgjuar dhe europianist te aksionit te ardhshem politik, nga malet e Trieshit, Kojes, Traboinit etj., deri ne Ulqinin e Adriatikut.
Urimet ma te mira per ju vellezer!