Lideri dhe deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, shkaktoi skandal në rrjetet sociale pasi u shfaq një video, në të cilën ai deklaron se nëna dhe baba të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ishin serbë.
Lidhur me këtë deklaratë Abazoviq, u shpreh:
Të dashur miq,
sapo pashë një video, për të cilën më informuan se po qarkullon në internet gjatë gjithë ditës. Video që ka të bëjë me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, gjegjësisht vendosjen e permëndores së Tij në Ulqin.
Ashtu sikurse e keni parë edhe ju, në fillim unë e thashë se Ai është një figurë pajtimtare për të gjithë popujt në Mal të Zi. Djali i një princi shqiptar Gjon Kastriotit, me nënë Vojsavën (vajz me origjin sllave) nga pollogu i Maqedonisë, motren e martuar mbas Princit Stefan Cernojeviqit, pra u takon të gjithëve.
Ai nuk është figurë e permasave lokale as rajonale, por është figurë e përmasave botërore.
Permëndorja e Tij ndodhet në Romë, Gjenevë, Bruksel, Londër, Budapest, Michigan etj.
Mbas që e dëgjova videon, mund të konkludoj, se ose ka qenë një lapsus i imi ose kjo video ka për qëllim të diskreditojë mua para shqiptarëve dhe të gjithë të tjerëve, se ata e dijnë se unë i kam shpallë lufte të hapur korupsionit politik dhe oktapodit të krimit, dhe nga kjo betejë, nuk më largojnë me këto marrëzira, “edhe fëmijëtf e çerdheve e dijnë se nuk mund të jetë shqiptar dikush qe i ka babë e nanë serb 🙂” ( pra e qarte eshte se e ka pasur babanë shqipëtar.