Lideri i Lëvizjes për Bashkim, njëherësh edhe ish Minister i Diasporës, në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati, mbështet koalicionin Furumi Shqiptar, të përbërë nga Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.
Postimi i plotë i Muratit:
Dje më 30 janar, u krijua Forumi Shqiptar me moton Malësia na Bashkon, si një listë e përbashkët zgjedhore e partive politike shqiptare në Tuz – Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptareve – UDSH. Ky është një hap i rëndësishëm për të mobilizuar shqiptarët e Tuzit rreth një liste zgjedhore në mënyrë që të mos ndahet dhe përçahet vota e tyre dhe rrjedhimisht të dëmtohet interesi i shqiptarëve atje. Ky bashkim, do të jetë edhe një motiv shtesë që më 3 mars, malësorët nga anë e kënd botës të vijnë e të votojnë në Tuz, në mënyrë që përfaqësimi i interesave të shqiptarëve të optimizohet përmes qeverisjes së komunës së re të Tuzit.