Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe – Michigan njofton publikun se do të mbajnë një mbledhje fondesh më 10 Shkurt për studentët dhe nevojat e Malësisë.
Takimi do të jetë në sallën e Kishës së Shën Palit në 525 W Auburn Rd, Rochester Hills, MI 48307 në orën 6 në mbrëmje.
Mbështetja juaj e pandarë ka qenë gjithmonë e vlerësuar.
Prania juaj do të nderojë organizatën tonë dhe gjithë Malësinë.
Mirupafshim!
Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe – Michigan
