Zëvendes Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përgëzon marreveshjen e subjekteve politike shiptare në komunen e Tuzit
Postimi i plotë i Hoxhaj:
I përgëzoj subjektet politike shqiptare në Malin e Zi, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shiptarëve, për arritjen e marrëveshjes për formimin e koalicionit të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të datës 3 mars në Komunën e re të Tuzit. Një vendim i drejtë që i kontribuon pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi dhe si i tillë edhe mirëqenies së banorëve në Komunën e Tuzit. Urime!