Alternativa Shqiptare paguan gjobën e Beqajt i cili u gjobit për shkak të flamurit shqiptar

 Siç e dini, unë disa herë kam shprehur publikisht pakënaqësinë time, në lidhje me mosaprovimin e ligjit për rend publik, me të cilin do të lejohej përdorimi i lirë i flamurit kombëtar. Alternativa Shqiptare në bashkëpunim me subjektet tjera nacionale do të punojë pa ndalur që ligji në fjalë të aprovohet në Parlament sa më parë!

Ne kemi kritikuar ashpër  dënimin e shqiptarëve në Tuz dhe Ulqin nga policia e shtetit disa kohë më parë!

Përveç kësaj, unë kam pohuar pubikisht që çdo shqiptar që dëhotet për flamur, gjobën në tërsi do t’a paguaj Alternativa Shqiptare!

E përsërisim edhe me këtë rast se NUK MUND TË NA E NDALIN PËRDORIMIN E SIMBOLIT TONË  dhe që NUK MUND TË NA DËNOJNË, sa jemi në gjendje të PAGUAJMË!

Ps po ndajmë me Ju mandat pagesën e gjobës për bashkëvendasin tonë Emin Beqaj!

Sinqerisht,

NGJ