Multimilioneri malzias Dusko Knezevic dridhë Djukanovic-in dhe DPS-në

Multimilioneri malazias dhe pronari i Atlas Group Dusko Knezevic ka akuzuar presidentin e Malit të Zi Milo Djukanovic për veprime të shumta korruptive.

Knezevic, përndryshe i larguar në Londër, deklaron se ka fakte të shumta në lidhje me veprat korruptive të Djukanovic-it dhe DPS-së.

Ai ditë më parë ka publikuar një video-inçizim në të cilin shihet duke i dorëzuar kryebashkiakut të atëhershëm të Podgoricës Slavoljub Stijepovic-it 100,000 dollar për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.

Knezevic tha se për 20 vitet e fundit, partisë në pushtet i ka dhënë miliona euro, dhe kjo me urdhër të Djukanovic-it, duke theksuar se bizneset në Mal të Zi janë të detyruara që financiarisht të ndihmojnë pushtetin.
Ai përmes faqes së tij në instagram ka paralajmëruar se do të vazhdojë me publikimin e fakteve të reja për veprimet jashtëligjore të Djukanovic-it dhe partisë së tij.

Djukanovic ka demantuar akuzat dhe ka thënë se Knezevic-in nuk e kishte mik. Ndërkaq Knezevic vazhdon duke publikuar fotografi në ambiente të ndryshme private me Djukanovic-in.

Ndërkohë autoritet malaziase kanë e kanë shpallë në kërkim Dusko Knezevic si i dyshimtë për shpëlarje parash dhe vepra tjera korruptive. /MALESIA.ORG/