Shpesh e ndëgjoimë thënjen “ma mirë vonë se kurr!”. Kjo gjë mund të thuhet edhe për marrëveshjen mbi formimin e koalicionit të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale në Komunën e sapoformuar të Tuzit (Malësisë). Është ky një vendim i drejtë që ka potencial që t’u kontribuojë jo vetëm banorëve tëMalësisë, por dhe pozitës së gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.
Në opozitë sot apo dhe në pozitë nesër, një bashkëpumin i sinqertë dhe angazhim për të mirën shoqërore e kombëtare, është e vetmja mënyrë që të ndihmojnë dhe përmirësojnë pozitën tonë në Malësi.
Memorandumi i bashkëpunimit i hartuar dhe nënshkruar nga forcat politike shqiptare: ASH, LDSH dhe UDSH i shërben drejtëpërdrejtë interesave Kombëtare.
Në fund të fundit qëllimi i forcave politike nuk është qëllim në vetëvete marrja e pushtetit, por edhe mbrojtja e interesave kombëtare. Forumi Shqiptar i krijuar nga tri forcat politike shqiptare me qëllim të përbashkët, është një lëvizje e zgjuar që duhet të finalizohet me sukses me 3 Mars në ditën e zgjedhjeve.
Prandaj, në emrin tim personal, dhe si perfaqësues i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, dëshiroj të përgëzoj udhëheqesit politik shqiptar nga Malësia, për vigjilencën politike dhe për angazhimin që treguan ndaj Malësisë. Ky hap i tyre dëshmoi se malësorët duan dhe dijnë të bashkëpunojnë kur e lyp nevoja. Mbetemi me shpresë se ky bashkëpunim do të jetë frytdhënës dhe afatgjatë, e po ashtu edhe se do të sherbejë si shembull i mirë shqiptarëve kudo që jetojnë. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i përkrahim dhe t’u dëshirojmë sukses në zgjedhjet e 3 marsit, dhe në administrimin e Malësisë dhe për të mirën e gjithe banorëve te saj!
Me respekt,
Pashko R. Camaj, Dr.PH
* Shef i Kabintetit të Presidentit të Fedrates Panshqipatre-Vatra