Zgjedhjet lokale në Malësi të cilat do të zhvillohen me 3 mars 2019 kanë zgjuar interesim të madh në diasporën tonë.
Këto përndryshe janë zgjedhjet e para lokale në Malësi me status të Komunës me ingirenca të plota, por është edhe hera e parë që subjektet politike shqiptare garojnë në një listë të vetme, pra të bashkuar. Andaj duket se kjo ka ndikuar në interesimin e lartë edhe të mërgimtarëve tonë, të cilët çdo herë kanë apeluar në bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi.
Përpos përkrahjes morale, nuk janë të paktë personat të cilët përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se do të udhëtojnë drejt Malësisë për të shfrytëzuar të drejtën e votës. /MALESIA.ORG/