Bartësi i listës së DPS-së, një djalosh i ri, pa asnjë ditë pune eksperiencë në institucione

Të nderuar qytetarë të Malësisë,

Të vetëdijshëm se nuk e njihni, kemi “kënaqësinë” t’ju prezentojmë bartësin e listës së PDS-së, për zgjedhejt e Tuzit.
Në mungesë të kuadrove partiake, me këtë akt PDS-ja po tenton që Malësinë ta çojë në drejtim të panjohur.
Këta zotërinj, me këtë vendim, e pranuan publikisht se kryetari Axhoviq ka dështuar, çka më së miri e dëshmon vendosja e tij në numrin 9! PDS-ja, për t’u larguar nga realiteti humbës, përgjegjësinë po tenton ta kalojë te një djalosh i ri, i cili nuk ka asnjë ditë pune eksperiencë në institucione, e po favorizohet të drejtojë Komunën!
Kemi besim të plotë se populli i Malësisë, si në atdhe, ashtu edhe në diasporë, NUK do të lejojë që të eksperimentohet me të ardhmën e fëmijëve tonë!

P.S.
U kërkojmë falje atyre që nuk e njohin gjuhën malazeze, por këta zotërinjtë më shumë e preferojnë të flasin gjuhën malazeze, sesa gjuhën e nënës, gjuhën shqipe!

Vlerësoni vet, të nderuar qytetarë, POR vetëm FORUMI SHQIPTAR, siguron të ardhmën shqipe të Malësisë që na Bashkon!

ASH-LDSH-UDSH 🇦🇱🇦🇱🇦🇱