Ju njoftojmë se të marten, me datën 12.02.2019, në QKI „Malësia“ në Tuz, me fillim në ora 19:00 do të hapet ekspozita e grafikave të piktorit më të njohur malësor Gjelosh Gjokaj.
Kjo ekspozitë organizohet në bashkëpunim me IP „Muzetë dhe galeritë“ e Podgoricës.
Ekspozitën do ta hapi ambasadori i Republikës së Shqipërisë Ridi Kurtezi.
Njëri nga artistët jeta krijuese e të cilit la gjurmë në ngjarjet recente artistike në mbarë Italinë, Gjermaninë dhe më gjerë është piktori nga Mileshi- Malësia, Gjelosh Gjokaj.
Gjatë jetës ka lënë një numër impozant të punimeve të bëra në teknikat e shtypit të thellë, ekspozita në Tuz paraqet vetëm njërën nga prerjet e mundshme të krijimtarisë së tij.
Në ekspozitë janë shfaqur punimet nga periudha dhe cikle të ndryshme , duke vlerësuar se në këtë mënyrë mund të prezantohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse pakufishmëria e vizioneve të tija krijuese dhe përkushtimi artistik.
Për QKI “Malësia” Tuz
Samir Beqaj, sekretar