Në QKI „Malësia në Tuz, të marten, me 12.02.2019 u hap ekspozita e grafikave të piktorit më të njohur malësor Gjelosh Gjokaj.
Kjo ekspozitë u organizua dhe erdh si rezultat i bashkëpunimit të IP QKI „Malësia“ Tuz dhe IP „Muzetë dhe galeritë“ e Podgoricës.
Fjalën përshëndetse në emer të QKI „Malësia“ e mbajti sekretari i këtij institucioni Samir Beqaj, kurse fjalën e rastit e mbajti drejtori i IP „Muzetë dhe galeritë e Podgoricës“ Sead Gjokaj.
Ekspozitën e hapi ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të zi, Ridi Kurtezi.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm një numër i madh i qytetarëve të Malësisë, intelektualeve nga Malësia dhe Podgorica, dashamirëve të artit si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës Skënder Durmishi.
Në ekspozitë janë shfaqur punimet nga periudha dhe cikle të ndryshme , duke vlerësuar se në këtë mënyrë mund të prezantohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse pakufishmëria e vizioneve të tija krijuese dhe përkushtimi artistik.
Akademik Gjelosh Gjokaj e kujtojmë për krijimtarinë e tij të veçantë artistike dhe lidhjen e veçantë që ai e kishte me vendlindjen. Prej më se dy vitesh që nuk është mes nesh, Gjeloshi u mungon jo vetëm të afërmve, por botës shqiptare të artit dhe kulturës, por edhe më gjerë.
Për QKI “Malësia” Tuz
Samir Beqaj