Anketa: Forumi Shqiptar fitues i zgjedhjeve

Sipas anketës së fundit rreth zgjedhjeve lokale të 3 marsit në Malësi, Forumi Shqiptar (ASH-LDSH-UDSH) do të dalë fitues i zgjedhjeve.

Sipas rezultateve të anketës, Forumi Shqiptar (ASH-LDSH-UDSH) ka mbështetjen më të madhe të qytetarëve me 44.3%, ose 15 këshilltarë në parlamentin lokal. DPS-ja renditet si forca e dytë me 31.5% ose 11 vende. Tre mandate për Partinë Boshnjake ose 10%. Nga një mandat do të fitojnë Social Demokratët, Demokratët dhe SNP-ja.

Rezultati i sondazhit bazohet në 800 qytetarë të anketuar nga 1 deri më 10 shkurt.

Në komunën e Tuzit-Malësisë, të drejtë vote kanë 11,941 qytetarë, ndërsa sipas sondazhit, pjesëmarrja do të jetë 61.25% ose 7.314 votues. /MALESIA.ORG/