Berishaj: Këto nuk janë vetem zgjedhje lokale por duhet të jenë referendum për Malësinë!

Nga Prof.Dr. Martin Berishaj

Çdo malësorë që ka të drejtë vote për zgjedhjet e 3 marsit në Malësi te Madhe, duke votuar forumin shqiptarë, në fakt voton për të ardhmën e vet dhe te familjes së tij:
Së pari, ajo votë është barrë e arsyes për ta ndal hovin e asimilimit të Malësisë.
Së dyti, çdo votues që voton shqip ia dorëzon fatin e vet dhe të familjes në duartë e përfaqësuesve shqiptarë,
Se treti, folni, mbushnju mendjën çdo njërit që ende nuk është i vendosur për të votuar shqip, thirrni ndërgjegjëjen e tyre në mënyrë që të kthehen në rrugë të mbarë, sepse ka kohë ende mos të koritën dhe
Së katërti, perfaqësuesit shqiptarë e kanë detyrë dhe obligim që mos tu këthejnë shpinën votuesve që do tu japin votat, sepse po qëse ua kthejnë shpinën atyre, do ti mallkojë historia!
Malësi, voto me dinjitet, voto ashtu si të ka hije, sepse kësaj here duhet të gjithë së bashku të dalim faqebardhë!