Nikaj: Është në dorën e çdo bashkëmalësori ta rikthejmë dinjitetin e munguar me dekada

Malësia ime.

Kthesa e madhe e Shqiptarëve, Malësia Shqiptare kësaj radhe po e vulosë fatin e vet. Është në dorën e çdo bashkëmalësori ta rikthejmë dinjitetin e munguar me dekada. Jam rritë me thënien “gjaku nuk bahet ujë”, damarët e kësaj shprese, jemi Ne, të gjithë, me 3 mars.
Lëvizjet e stërgjyshërve, baballarëve e nënave tona, duhet të marrin jetë nga ne pasardhësit që tu lëmë trashëgim përjetësisht të gjithë brezave nderin dhe dinjitetin.
Ne guxuam të besojmë, të ngrisim çështjen nga gjumi letargjik dhe rehatia e krijuar përmes mekanizmave pothuajse asimilues, guxuam të dalim ballë, nuk ka qenë asnjëherë lehtë.
Flamujt mbi kokan tona u hoqen, u përndjekëm gradualisht, lëshuam troje, ndërruam mbiemra, fetë na i vendosen jo për lutje po për ndarje, mbyllem klasë e hapem xhami e kisha, gjuha ka pas fillua me na ikë nëpër rreshta…derisa Lahuten e patem vorrose diku nëpër toka. Ajo Lahutë na zgjoi, ajo lahutë na qorton, gjaku na rrjedhë si vargjet e saj, ska si me u tjetërsu Shqipja, Malësia, Djepi i tanë Shqipërisë.
3 Mars është veç hapi i parë, kemi shumë punë, ja kemi borxh këtij vendi.
MALËSIA NA BASHKON PËR TË MOS U SHKËPUTË MË KURRË.

Besa Nikaj