Nga Dr. Nail Draga
Për opinionin e gjerë është e njohur se pas shëmbjës sëdiktaturës komuniste në Shqipëri procesi i emigrimit tëpopullsisë mori përmasa të mëdha të një ekzod masiv nëvitët 1991-1992.Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshesepse pasojat e diktaturës per rreth pesë dekada në izolimdhe varfëri ekstreme të popullsisë ndikoj në emigrim në tëgjitha drejtimet, për një jetë më të mirë. Sipas disa tëdhënave nga rënia e diktaturës nga Shqipëria janë larguarrreth 1.5 milion banorë, duke qenë vendi i parë me emigrim të popullsisë në Europë.
Gjatë vitit 2018 rreth 200 mijë shqiptarë janë larguarnga vendi
Por, nëse për këtë çështje me herët janë pritur të dhënatnga regjistrimet e popullsisë tani lëvizjet e popullsisëanalizohen dhe publikohen për vitet përkatëse në sajë tëinformacioneve të shërbimeve të ndryshme zyrtare. Dhepikërisht në këtë aspekt kemi informacione për numrin e shqiptarëve të cilët kanë udhtuar në botën e jashtme ngaShqipëria nga janari deri në nëntor të vitit 2018. Duke analizuar diferencën ndërmjet shqiptareve që kanëudhëtuar jashtë vendit ka qenë shumë e lartë në raport me kthimin e tyre e dhënë kjo shumë shqetësuese, duke sinjalizuar se Shqipëria po zbrazet përditë prejemigracionit masiv, nga del se një numër i konsideruar i tëikurve nuk kthehen më.
Diferenca dëshmon procesin e emigrimit
Pikërisht në këtë aspekt ditë më parë mediat informuan se sipas të dhënave nga INSTAT-i gjatë 11 mujorit 2018 kanëudhëtuar jashtë vendit 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janë kthyer vetëm 4 milionë e 766 mijë shtetas, nga del se mbi 202 mijë shqiptarë kanë ikur dhe nuk janëkthyer ende.
Diferenca e lartë ndërmjet ikjeve dhe kthimeve që ështëmesatarisht rreth 300 mijë persona në vit në 5 vitet e fundit tregon se një pjesë e tyre kanë ikur e nuk janëkthyer më. Edhe pse shifrat e udhëtimeve, nuk janëtregues direkt të emigracionit, megjithate ato janë njëtregues indirekt që shumë shqiptarë që ikin “harrojnë” tëkthehen edhe pse në vendet e BE-së, shqiptarët nukmund të rrinë më shumë se tre muaj, sipas rregullave tëShengenit.
Heqja e vizave me BE–në avancoj emigrimin
Edhe pse edhe më parë ka pasur emigrim të shqiptarëvenë forma të ndryshme, në sajë të te dhënave të publikuaradel se diferenca në favor të ikjeve ka nisur të zgjerohet kuru hoq regjimi i vizave me Bashkimin Europian në fund tëvitit 2010. Ndërsa deri para heqjes së vizave, në vitin 2009 diferenca në favor te ikjeve ishte 124 mijë persona në vit, teksa ky numër u shumëfishua pas heqjes së vizave nënëntor 2010. Diferenca mes hyrje dhe daljeve në vitin e parë të heqjes së vizave ishte 283 mijë persona. Kjodiferencë u zgjerua në dy vitet në vijim, 2011-2012 me mbi369 mijë dhe 338 mijë për secilin vit.
Ndërsa në dy vitet pasardhëse diferenca u zbut duke rënënën 300 mijë persona në vit, duke arritur kulmin në vitin2015, ku mbi 405 mijë persona ikën dhe nuk u kthyen, qëështë një nivel rekord i dekadës së fundit. Atë vit Shqipëriapërjetoi një valë të pashpjegueshme ikjesh nga vendi. Kynivel i lartë ikjesh përkon me numrin e madh tëshqiptarëve që kërkuan azil në BE. Numri i azilkërkuesvenë BE atë vit arriti në një rekord prej gati 69 mijëpersonash.
Në vitin 2016, pati në zbutje pasi diferenca mes ikjeve dhekthimeve ra në 260 mijë persona, teksa në vitin 2017 hendeku ndërmjet ikjeve dhe ardhjeve është thelluarsërish me 334 mijë persona. Kjo tendencë u zbut disi nëvitin 2018, ku diferenca ndërmjet hyrjeve dhe daljeve për11 mujorin shënoi 202 mijë persona.
Pa nënvlerësuar të dhënat indirekte mbi emigracionin, statistikat e sakta mbi efektin në popullsi gjatë kësajdekade do t’i mësojmë në regjistrimin e popullsisë qëparashihet të mbahet në vitin e 2021. Ndërsa deri atëherëtë dhënat nga INSTAT-i mbi hyrje-daljet e shqiptarëvejashtë vendit, do mbesin të dhënat më të besueshme nëlidhje me procesin e emigrimit të shqiptarëve në botën e jashtme.
Për azil kanë aplikuar 183 mijë shqiptarë
Një tjetër tregues i emigrimit është ai i aplikimeve përazilantë në vendet e Bashkimit Europian. Nga të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se 167 mijëshqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare tëBashkimit Europian për periudhën 2011-2017. Ndërsavetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijëaplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëvenë 183 mijë.
Më shumë se gjysma e individëve që kanë emigruar përperiudhën 2011-2017 kanë aplikuar për azil. Azilantëtpërbënin 53% të të larguarve. Sipas INSTAT-it nga vendijanë larguar gjithsej gjatë kësaj kohe 317 mijë persona.
Fenomenit të braktisjës duhet shtuar edhe një kategoritjetër që ka të bëjë me lotarinë amerikane.Kështu sipas tëdhënave kërkesat për lotarinë amerikane nga 173 mijë nëvitin 2007, pas vitit 2013 e sidomos në vitin 2018 shifraarriti në 367 mijë, që paraqet një rekord i panjohur deri mëtash si në asnjë shtet tjetër të botës, në raport me numrine popullsisë së përgjithshme në vend.
Rënia e numrit të nxënësve dëshmi e emigrimit
Po ashtu për të kuptuar më saktë fenomenin e emigrimit dhe përmasat e tij në mënyrë transparente dëshmojnë të dhënat statistikore. Në sajë te të dhënave të publikuara statistikat zyrtare tregojnë se prej vitit 1990 në Shqipëri është reduktuar për 35% numri i nxënësve dhe i shkollave, 22% numri i mësuesve dhe 70% numri i klasave. Sipas të dhënave nga INSTAT-i nga 43700 mësues në vitin 1991, sot janë 29000; në sistemin 8-vjeçar(sot 9-vjeçar) nga 2200 shkolla në 1991, sot ka 1134. Vetëm këtë vit(2018) u mbyllen rreth 150 shkolla për shkak të pakësimit të numrit të nxënësve në disa qarqe.Në raport me vitin 1991, në vitin 2018 ka 260 mijë nxënës më pak.Nga 37 mijë klasa në vitin 1990, sot ka 11 mijë klasa.
Këtij trendi negativ dëshmon edhe e dhëna së në vitin 2018, u regjistruan 34 mijë nxënës më pak së në vitin 2017, ose 46 mijë më pak nxënës së në vitin shkollor 2016/17. Ndërsa e dhëna se nga viti 1990, grup mosha 0-14 vjeç është pakësuar nga 1 milion në 522 mijë, dëshmon se kemi eksodi i popullsisë ka marrë përmasa alarmante.
Ata që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen në Atdhe
Dhe në fund këtyre të dhënave duhet shtuar edhe njëinformacion interesant nga
Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Sociale (QSES) nënjë raport në muajin janar ku publikon se nga nga rreth 25 mijë studentë shqiptarë qe studjojnë jashtë vendit ose94% e tyre nuk deshirojnë te rikthehen në Atdhe te paktënne periudhën afat-shkurtër dhe afat-mesme, e dhënë kjo e cila dëshmon mos përspektiven e tyre në Shqipëri pasi tëpërfundojnë studimet. Po ashtu cekët se për shkollimin e studenteve shqiptarë jashtë vendit familjet e tyreshpenzojne miminalisht 10 mijë euro ne vit për njëstudent, dmth. rreth 200-250 milionë euro largohen ngavendi çdo vit.
Vetëm zhvillimi dhe punësimi ndal emigrimin
Nga të dhënat e prezantuara del se ata janë shqetësuesepër substancën fizike të shqiptarëve në Shqipëri në kohëne tashme dhe në të ardhmën.Në kuadër të tyre të dhënavenuk bëhët fjalë për shqiptarët jashtë Shqipërisë politike, sepse shqiptarët i ka përfshi procesi i emigrimit në tërëhapësirën e tyre etnogjeogarfike.
Vetëm angazhimi serioz duke realizuar projekte konkretenga strukturat qeveritare, duke ofruar mundësi tëbarabarta të punësimit, zhvillimit propocional të vendit, sidhe funksionimi i shtetit ligjor duke i kundërvënëkorrupcionit, kriminalitet dhe abuzimit me pushtetin, do tëhapte mundësi reale për ndaljën e emigrimit, sepse nësevazhdon ky trend shqiptarë më shumë do të ketë jashtShqipërisë se sa brenda saj.
(Shkurt 2019)