Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë nga radhet e Partisë Demokratike dhe historiani i mirnjohur shqiptar, z. Romeo Gurakuqi, si mik i Malësisë,iu ban thirrje malësorëve të dalin masovikisht në votime dhe të përkrahin Forumin Shqiptar.
Me date, 3 mars 2019, zgjedhesit shqiptare nga Malesia dhe perfaqesuesit e tyre nga diaspora, kane rastin historik te votojne per koalicionin e partive te rreshtuara nen siglen e Forumit Shqiptar.
“Malesia na Bashkon”
Eshte parulla politike e koalicionit, qe synon nje ekip drejtues te ndergjegjshem dhe te afte, qe te udheheqe komunitetin shqiptar ne Hot, Grude, Triepsh e Koje drejt sfidave te riperteritjes politike, arsimore dhe kulturore.
Malesia nuk mund te jete me nje zone fundore e pazhvilluar e Republikes se Malit te Zi, as edhe nje hapesire , qe boshatiset nga banoret autoktone per t’i leshuar vendin ne heshtje koloneve te rinj te ardhur nga Serbia.
Malesia Shqiptare, e mbetur per shkaqe te nje historie te vjeter padrejtesie pushtetesh te medha nen juridiksionin e Malit te Zi (sot shtet anetar i NATO-s dhe kandidat per BE), eshte e vendosur ne rrugekalimin strategjik mes Podgorices dhe Shkodres.
Per 55 vite me radhe, ne menyre te sterholluar, popullsia e kesaj ane mjaft vitale te kombit shqiptar, eshte nxitur te emigroje ne SHBA.
Krahina i eshte nenshtruar nje “harrese” ne aspektet e zhvillimit te njesuar dhe ne ato ane ka ndodhur pakesimi gradual i strukturave te edukimit ne gjuhen shqipe.
Pra, vendi ku u hartua programi me perparimtar i Levizjes Kombetare Shqiptare ne agimin e shekullit XX, Memorandumi i Greces, riskon ne fund te dekades se dyte te shekullit XXI, te boshatiset dhe te transformohet kulturalisht dhe nga pikepamja nacionale.
Misioni i cdo shqiptari me te drejte vote kudo ndodhet eshte qe me 3 mars te shkoje ne kutite e votimit per te ndalur kete tatepjete, qe mund te jete rrenuese per te ardhmen e banoreve autoktone te Malesise Labeate.
Nderkohe, pergjegjesia e udheheqesise pas kesaj date eshte edhe me e madhe, per shkak te peshes se votes unanime te shqiptareve per ata: drejtuesit e koalicionit lipset te dalin mbi interesat e partive te tyre per te ndertuar nje perspektive te qendrueshme vendimarrjeje, qe do te duhet te startoje me ndertimin e procedures se njohjes se te drejtave te te gjithe emigranteve dhe trashegimtareve te tyre, per te qene ne regjistrin rezidencial te Komunes se Malesise. E nevojshme eshte ngritja e nje Keshilli Senatoresh, te jashtem organizativisht, si garant dhe keshillues i ruajtjes se unitetit te koalicionit politik.
Si perfaqesues i Shkodres dhe si mik i Malesise ju bej thirrje qe te shkoni masivisht ne votimet ku vendoset fati i metejshem europian dhe albanianist i kesaj ane.
