Gjergj Dedvukaj: Më 3 Mars, të mendojmë e të veprojmë me mendje e me zemër për Malësinë për baballarët, për të ardhmen e fëmijeve tanë

Të nderuar votues, më 3 Mars në Malësisë, për herë të parë, do të mbahen zgjedhjet për Komunën e pavarur të Tuzit, për këtë arsye dhe shumë të tjera konsiderohën historike. Andaj, të gjithë ne,  pavarësisht dyshimeve që mund të kemi, për hirë të Malësisë, të dalim e të votojmë shqip dhe vetëm shqip .

Së pari, kemi arsye ta bëjmë këtë për faktin se liderët politik të subjekteve shqiptare, më në fund, kuptuan gabimet dhe nën omrellën ” Malësia na bashkon” garojnë së bashku .

 Kemi arsye ta bëjmë këtë për faktin se këto zgjedhje do të jenë një “ilaç” i fortë për ta shëruar dhe bashkuar Malësinë dhe malësorët nga ndasitë fetare dhe inatet e pazkonta që, për vite, kembëkryq janë ulur mes nesh. Duhet ta bëjmë këtë për shumë e shumë arësye, për shumë e shumë detyrime e borxhe që i kemi të kaluarës por edhe të ardhmes së Malësisë.     Duhet ta bëjmë këtë, për nipërit dhe mbesat në mënyrë që ata neser mos të turpërohën me ne.

Të dashur votues, Malësia, si asnjëherë, sot ka nevojë për Teutën e Albanin, për Ilirianën e Agonin …për mua, për ty, për diasporën…. për të gjithë bijët dhe bijat e saj pa përjashtim. Vetëm kështu mund ta çlirojmë Malësinë nga liderët e modelit të kolltukut dhe kuletës dhe të ecim para për të mirën e përgjithshme.

Detyra e të gjithë neve, para kombin e Zotit, është të jemi vetëvetja. Dhe kjo është shumë e thjeshtë- më 3 Mars, të mendojmë e të veprojmë me mendje e me zemër për Malësinë, për baballarët, për të ardhmen e fëmijeve tanë. Në të kundërtën, mallkimi do bier mbi ne, e para së gjithash mbi fëmijët tanë!!!

  Sinqerisht, Gjergj Dedvukaj, votues