Tifozat Kuq e Zi: Votoni për koalicionin shqiptar në Komunën e Tuzit

Tifo grupi më i madh i Kombëtares Shqiptare të futbollit, i bën thirrje të gjithë bashkëkombasve në Malësi që të dielen, më 3 mars, të  votojnë për koalicionin shqiptar në komunën e Tuzit.

“Thirrje për të gjithë bashkëkombasit në Malësi. Të dielen, më 3 mars, votoni për koalicionin shqiptar në komunën e Tuzit.
Votoni numër 5!”, thuhet në thirrjen e Tifozave Kuq e Zi.

Rikujtojmë se ditë më parë edhe ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare të futbollit Lorik Cana, mbështeti Forumin Shqiptar, video mesazhin e të cilit Tifozat Kuq e Zi, e shperndanë së bashku me përkrahjen e vet për Forumin Shqiptar.

Albert Camaj