Zevendes Kryeministri i Kosoves Enver Hoxhaj, fton bashkëatdhetarët në Malësi të votojnë shqip

Zevendes Kryeministri i Kosoves Enver Hoxhaj, fton bashkëatdhetarët  të votojnë koalicionin e madh të partive shqiptare.

“Pak ditë na ndajnë deri tek mbajtja e zgjedhjeve historike për komunën e vogël por me simbolikë të madhe të Tuzit. Ftoj të gjithë shqiptarët e dashur malsorë ta shfrytëzojnë këtë shansë të jashtëzakonshëm për të votuar për koalicionin e madh të partive shqiptare. Veçmas ftoj bashkëatdhetarët nga kjo komunë të ndajnë pak kohë për të votuar shqip për Tuzin. Akti i partive shqiptare për tu bërë bashkë duhet të shërbejë si një thirrje edhe për votuesit shqiptarë që të mobilizohen për t’i dhënë Tuzit me 3 mars një fitore kuq e zi “, shkruan Hoxhaj.