Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Martin Berishaj, një ditë pas fitores historike të shqiptarëve në Komunën e Tuzit, ka thënë se deri dje ishin të lejuara ëndrrat, kurse sot është një ditë e re, raporton Gazeta “Evropa”.
“Malësi dhe malësorë,
Deri dje ishin të lejuara ëndrrat, sot është ditë e re për të ardhmen e vendit.
Urime fitorja!🇦🇱🇦🇱🇦🇱”, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”,Berishaj.
Berishaj ka dhënë një kontribut të madh në fitoren e shqiptarëve në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Tuzit.
Prof. Dr. Martin Berishaj, është nga Malësia, por jeton dhe vepron Lubjanë.