Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëheri Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, uron shqiptarët e Malësisë për fitoren historike
“Bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Një shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin. Urime shqiptarëve të Tuzit për këtë fitore historike!”, deklaroi Haradinaj.