Zgjedhjet në Malësi: KKZ-ja po rinumëron votat

Siç mësojmë jo-zyrtarisht me ankesë të DPS-së, në këto momente po vijon rinumrimi i votave  të zgjedhjeve të 3 marsit.

Nga burimet tona mësojmë se në rrezik është humbja e mandatit të Demokratëve. 

Meqenëse për formimin e shumicës nevojiten 17 mandate, ndersa Forumi Shqiptar ka fitua 16 atyne u nevojitet një mandat për me formua shumicën. 

Nga Forumi Shqiptar, më heret kishin paralajmëruar një koalicion të mundshem me Demokratët, me çka do të formohej shumica.

Me humbjen eventuale të mandatit të Demokratëve, një mandat eventualisht mund ti shkoj DPS-së, me çka do të arrinte numrin e mandateve nga dhjetë në njëmbëdhjetë. 

Malesia.Org