Nga Ali Daci
Festa e fitorës së shqiptareve në Tuz në zgjedhjet lokale të 3 marsit historik, për DPS-in është “incident i shëmtuar” , kështu paskan vlersuar ata të pushtetit suprem që këto të fala i bëjnë përmes gogolëve të vet në Malësi.
Pse po i harrojnë këta humbës festat e tyre të më parshme, kur ata kremtonin fitorët e tyre duke ua valvitur para hundës shumicës shqiptare flamurin mslazez dhe atë të partisë “qytetare” e në këtë rast “qyqare” nuk i quajten incidente të shemtuara.
Athua valvitja e flamurit kombëtar qenka incident i shemtuar. Ç’ është kjo urrejtje ndaj simbolit kombëtar ? Po harrojnë DPS- ovcat ditën e pavarësisë së Malit të Zi ku pjestarët e flamurit shqiptarë ua dhanë fitoren e pavarësisë dhe Ai u valvit pa shkaktuar incident të shëmtuar atë botë. Vallë kur duhet të gëzohemi e mos të fyhemi në bazë kombëtare nga kjo strukture malazeze .
Kur shqiptarët i fituan këto zgjedhje ata shprehen gëzimin e tyre përmes këngës dhe vslvitjes së simbolit të shenjtë të shqiptarëve Flamurit kombëtar dhe assesi nuk fyen kend e aq me pak kundërshtarët e tyre politik. Pra jo çdo kush ka të drejtë të shprehë gëzimin e vet në formën e vet në vatrën e vet.
Athua sikur të kishin fituar “ata” woftëlargu, çfarë incidenti do të krijonin, sigurisht ” incident” pozitiv sepse vetëm ata “dine” të festojnë me pozitivitet. Harrojne pikërishtë këta politikan të DPS -it së kur korrnin fitore i gjithë qyteti kundermonte në barot nga të shtënat e panderprera të armeve të zjarrit. E ky s’ është ” incident i shemtuar” zotni. Jo vetem i shëmtuar por edhe i rrezikshem për jetën e qytetarit. Pse atëhere këto festa nuk quheshin incidente të shëmtuara por festime të shkëlqyera.
Kjo parti shkoj edhe me larg me urrejtjen e tyre ndaj shqiprëve dhe ndaj Flamurit Kombëtar duke shkaktuar “incident” të vertet mediatik. Në fakt duke i kercenuar shqiptarët se jo vetëm në Tuz por gjitheandej ku jetojnë shqiptaret në Mal të Zi, nuk do të guxojnë të festojnë më Flamurin Kombëtar shqiptar sepse kjo parti e shtetit ka instrumentin e forcës për ta ndaluar gëzimin e qytetareve, festen e tyre, duke u ndaluar të shprehin edhe vullnetin e tyre politik.
Pra mos të guxojmë më të votojmë për vehten tonë por vetëm për ata që fatkeqesisht vet ju jemi nënshtruar. Kjo është demokraci e vërtetë dhe vetem ata duhet të festojnë e gëzojnë në ketë shtet në të cilin shqiptarët e kanë hisën e vet të padiskutueshme. Ju lumtë malësore e malësore për festën aq dinjitoze !