Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Socialiste Popullore, në Tuz, Kolë Lulgjuraj, dha dorëheqjen nga ky funksion politik.
Lulgjuraj theksoi se ky është veprimi i tij moral për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale në Tuz.
Partia Socialiste Popullore, në zgjedhjet e 3 marsit, fitoi 86 vota dhe nuk arriti të hyjë në Kuvendin komunal.