Demokratët do të mbështesin zgjedhjen e Kryetarit të Komunës së Tuzit dhe Kryetarit të Kuvendit, por nuk do të jenë pjesë e pushtetit.
Këshilli qendror i Demokratëve e ka autorizuar këshilltarin e tyre në Kuvendin e ardhshëm të Tuzit, Shtjefën Camaj, të mbështesë pa kushte kandidatët e Forumit Shqiptar dhe në këtë mënyrë të sigurohet “numri vendimtarë 17 i mandateve për dërgimin e DPS-së në opozitë”, kanë deklaruar nga kjo parti, raporton Vijesti.
Nga kjo parti kanë sqaruar se nuk do të jenë pjesë e pushtetit dhe as nuk do të kërkojnë asnjë funksion si “shpërblim” i përkrahjes së tyre. /MALESIA.ORG/