Kandidat për Kryetar të Komunës Nik Gjeloshaj, ndërsa Fadil Kajoshaj kandidat për Kryetar të Kuvendit

Forumi Shqiptar vendosi sonte kandidatët për Kryetar të Komunës si dhe për Kryetarin e Kuvendit.

Lexoni deklaratën:

Të nderuar qytetarë,

Në mbledhjen e radhës që Forumi Shqiptar mbajti sonte, më 18. 03. 2019, unanimisht vendosi që të përcaktohen kanditatët për Kryetarin e Komunës dhe për Kryetarin e Parlamentit.
Kandidat për Kryetar Komune u propozua Z. Nik Gjeloshaj – ASH, kurse për Kryetar të Parlamentit, Z. Fadil Kajoshaj – UDSH.
Duhet vlerësuar këtu kontributin që dha LDSH, e cila, edhe me këtë rast dëshmoi se e ka Malësinë në rend të parë, dhe postin e kryeparlamentarit ia lëshoi UDSH-së, edhe pse sipas Marrëveshjes ky post i takonte Lidhjes Demokratike.
Sikur është i njohur opinioni, mbledhja e Kuvendit të Komunës së Tuzit, në përbërje të re do të mbahet ditën e ënjte, me 21. 03. 2019, ku është paraparë verifikimi i mandateve dhe zgjedhja e Kryetarit të parlamentit.
Forumi Shqiptar në ditët e ardhshme do të vazhdojë me konstituimin dhe emërimin e të gjitha organeve, që do të jenë në shërbim të qytetarëve të Malësisë.

Me respekt,
Forumi Shqiptar