Doganierit malazias të cilit i pengonte shqiponja shqiptare, pozon me një shovinist serb

Punonjësi malazias në Aeroportin e Podgoricës, të cilit i pengonte improvizimi i shqiponjës shqiptare, pozon me një shovinist i cili mbante një xhup me hartën e Kosovës, me flamurin serb.

Pi i njëjti punonjës, në fillim të muajit, tentoi të ndalonte Sead Nikajn i cili në aeroport i përshëndeti familjaret me shqiponjën e improvizuar me duar.

Punonjësi me sjellje arrogante e agresive, veprimin e tij u përpjek ta prezantoj se nuk dëshiron që të lejohen shfaqje nacionaliste në aeroport, mirëpo kjo edhe një herë dëshmon se shfaqjet “nacionaliste” janë të padëshirueshme kur janë shqiptarët në pyetje. /MALESIA.ORG/