Zenka rizgjidhet për Kryetar të UDSH-së

Dje në Ulqin u mbajt Kuvendi i VII-të zgjedhorë i Unionit Demokratik te Shqiptarëve në të cilin u zgjodhën anëtaret e rinj të Keshillit qendrorë si dhe kryetari i partisë. Mehmed Zenka është rizgjedhur si kryetar, dhe në mandatin e radhës do të qëndroje në krye të këtij subjekti politik shqiptarë.

Kryetari Zenka në intervistë për TV Teuta, menjeherë pas rizgjedhjes, theksoi se ai dhe subjekti i tij do të vazhdojnë të kontribuojnë në permiresimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi.

“Mesiguri që edhe këtë mandat përkushtimi do të jetë në plotësimin e pikave programore të cilat kane rrjedh nga ky kuvend dhe uroj që përbërja e re e Këshillit qendrorë të UDSH-së të jetë në vazhdimësinë e punës së deritashme”, deklaroi Zenka.

Ai poashtu tha se duke pasur parasysh shtrirjen e tyre në viset ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, ata kësaj radhe e kane zgjeruar edhe më tepër Këshillin qendrorë dhe kane inkuadruar shumë të rinj. /TV Teuta/ MALESIA.ORG/