
Me respekt,Nikollë Camaj, kryetar i LDSH
________________________________________________________________________________
Të nderuar qytetarë,Sot, Kuvendi Komunal i Tuzit, vendosi që të më besojë postin e nënkryetarit të Komunës. Së pari, dua t’i falënderoj të gjithë ata që me votën e tyre, e disa prej tyre kaluan me mijëra kilometra, mbështetën Forumin Shqiptar dhe na mundësuan që sot, si asnjëherë më parë, për fatin tonë te vendosim ne. Po ashtu, dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi që më besuan dhe ishin aty tërë kohën, si atëherë kur luftonim nga bankat e opozitës, si sot kur na u dha mundësia që idetë tona për zhvillimin e Malësisë, t’i realizojmë, si pjesë e mazhorancës.Çdo post me vete mban edhe përgjegjësi, kështu që, të gjithë juve që më mbështetet gjatë gjithë kohës, ju zotohem se do të punoj vetëm dhe vetëm për interesin e vendit. Kompromise me fatin e Malësisë, nuk do te bëj!Zyrja e Kryetarit të Komunës , zyrja ime, si dhe krejt stafi udhëheqës i Komunës do të jenë në shërbimin tuaj.Me respekt,Ivan Ivanaj