Nënkryetar i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj

Sot Kuvendi i Komunës së Tuzit zgjodhi nënkryetarin e Komunës së Tuzit dhe trupat punues të Kuvendit.
Në seancën e sotme, nënkryetar i Komunës së Tuzit, u zgjodh Ivan Ivanaj, nga radhët e Lidhjes Demokratike Shqiptare, përbërse e Forumit Shqiptar.
Për zgjedhjen e Ivanaj, votuan 21 këshilltarë nga radhët e Forumit Shqiptar ( ASH-LDSH-UDSH), këshilltari i Malit të Zi Demokratik, si dhe këshilltarët e Partisë Boshnjake. Të përmbajtur ishin këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe këshilltari i Social Demokratëve.
Ivan Ivanaj, është kryetar i Këshillit komunal të Malësisë të Lidhjes Demokratike Shqiptare, kurse nga zgjedhjet lokale të vitit 2014, e deri me tani, ishte këshilltar i kuvendit komunal të Tuzit, nga radhët e këtij subjektit politik.
Malesia.Org